Tsipras në dhjetor nga Beogradi: Kosova 
e pavarur, nuk kontribuon për paqen!

Tsipras në dhjetor nga Beogradi: Kosova <br />e pavarur, nuk kontribuon për paqen!
BEOGRAD - Politika shqiptare ka mirëpritur dhe ka përshëndetur zgjedhjen e kreut të ri të qeverisë greke Aleksise Tsipras. I gjithë Bashkimi Europian ashtu sikurse edhe Shqipëria janë shprehur mjaft entuziastë dhe me pritshmëri të shumta nga shteti Helen pas ndryshimit rrënjësor që politika greke pësoi në zgjedhjet e së dielës.
Në një vizitë në Beograt në fillim të dhjetorit të vitit të shkuar, përsa i përket marëdhënieve të fqinjësisë së mire edhe në raport me Shqipërinë, Tsipras ka thënë se rajoni ka nevojë të gjejë një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët për çështjen e Kosovës dhe të Serbisë. Megjithatë sipas Tsipras pavarësia e Kosovës nuk ka ndonjë kontribut në stabilitetin e rajonit.
“Ne besojmë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk kontribuon në paqen dhe stabilitetin e rajonit. Bashkimi Europian duhet të merret ne rritjen e shovimizmit nacionalist në Ballkan.
Shovinizmi nacionalist po rritet dita ditës në Maqedoni, ku disa po i bëjnë rezistencë zgjidhjes së çështjes së emrit.
Shovinizmi po rritet edhe në Shqipëri, ku vihet re rritja e urrejtjes për kombet që i rrethojnë”, ka thënë ndër të tjera Tspiras gjatë vizitës së tij në Beograd.

Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak