Lulzim Basha i është përgjigjur sërish me ironi kryeministrit Edi Rama dhe kësaj radhe i rikujton se si ministër i Jashtëm “duke flejt gjumë” futi Shqipërinë në NATO dhe hoqi vizat me Bashkimin Europian. Reagimi i Bashës vjen pasi nga Gjirokastra, Rama tha se PS është e vetmja forcë politike që mund të integrojë Shqipërinë, ndërsa shtoi me ironi se mund t’ia kishin lënë ‘Lulit’ bisedimet me BE, por e zë gjumi rrugës.
Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatalntik, më tej pyet kryeministrin se çfarë ka arritur 12 vite, përveçse çoi shokët Erion Veliajn, Ilir Beqajn, Sajmir Tahirin, Arben Ahmetajn, Lefter Kokën dhe disa kryebashkiakë dhe deputetë në qelitë e burgut. Sipas tij, për Ramën kush nuk vjedh, fle gjum.
Ai vijon më tej duke ironizuar edhe krekosjen e kryeministrit kur thotë se “BE s’ka me kë të flasë përveç tij”. Basha thotë se një homolog i kryeministrit, ku Rama ulet me të në të vetmen tavolinë Euroatlantike që e gjeti gati si ajo e NATO-s, i ka thënë se “në fillim qeshnin me shakatë e Ramës, tani qeshin me Ramën”.
“O Rame, t’u fjet gjum futëm Shqipërinë në NATO, hoqëm vizat me Bashkimin Europian. Kurse ti zgjuar, çfarë arrite? Lali Eri tek vendi, Ilir Beqja tek vendi, Saje Qorin tek vendi, Ben Ahmetaj ka ik për momentin, por gati e ka vendin, Ter Koka tek vendi. Për të mos llogarit pastaj kryebashkiakët dhe deputetët Rame, se për ty kush nuk vjedh fle gjum Rame. Si the “me kë do flasin me Bashkimin Europian”? E mër Ram, e di si më tha një shok i joti kryeministër, ku ulet në të vetmen tavolinë ku ulet Shqipëria Euroatlantike në NATO që e gjete gati. Më tha në fillim qeshim me shakatë e Ramës, tashi qeshin me Ramën. E mor Rame, e mori vesh bota 7x7 = 313-të Rame” – shprehet Basha.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.3%
-
Pak
19.8%
-
Nuk kam mendim
6.9%
Vota total: 318
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD i kërkon Celibashit dhe Policisë që të heqë logot dhe simbolet e partisë nga zyrat me qira të Bashës: Përdorimi i tyre po na dëmton (DOKUMENTI)
26 Mars, 16:45
-
‘Nëse s’e bën ti, s’e bëjnë të tjerët’, Rama batuta me sipërmarrësin: Edhe kur të bën kompliment, të vë përpara
26 Mars, 16:44
-
Kreshnik Spahiu: Cili kryetar partie do japë dorëheqje në 12 Maj?
26 Mars, 16:40
-
Rama: Airbnb nuk e kërcënon ende hotelerinë në Shqipëri, vitin që vjen sjellim një zgjidhje dixhitale
26 Mars, 16:27
-
‘Thethi është shkollë’, Rama: Vizitorët në Shkodër janë rritur ndjeshëm dy vitet e fundit, nevojë për më shumë njësi akomodimi
26 Mars, 16:08
-
Rama takim me sipërmarrësit e rinj në Shkodër: Kemi bërë gati 200 mln euro investime në energji dhe ujë! Shumë rrugë që nuk u bënë në vite janë drejt përfundimit
26 Mars, 15:45
-
Rama inspekton projektin në hyrjen e lumit Buna, e krahason me shëtitoren në Vlorë: Do të jetë një fuqi tërheqëse
26 Mars, 14:30
-
Programi për bujqësinë/ Berisha: Dalim nga Ballkani i Hapur! Rama ka gjetur Lulin, të vijë në debat televiziv
26 Mars, 14:24
-
Rama në Shkodër batuta me sipërmarrësin e verërave: Unë e njoh se pi shishen 33 mijë euro e ke parasysh! Me hyrjen në BE, agroturizmi, ofertë luksi jo 'hajde të hamë pula në fshat''
26 Mars, 12:38
-
Rama: Nuk jemi ‘hajt të kapim na një gjë’ si këta të kënetës që thonë do i bëjmë 500 euro pensionet dhe naftën 5 cent! Tregon bisedën me Nanon
26 Mars, 11:43
-
Rama mesazh votuesve për ‘partitë e reja’: Futën në lista 'xhajet' dhe hallat se nuk i mbushnin dot, ‘hëngshin’ kokat! Kemi mundësinë e artë në 11 Maj të hyjmë në BE
26 Mars, 11:26
-
'Deputeti u hoq nga lista!....' Rama ironizon Klevis Balliun i paralajmëron fundin me bufin e kënetës
26 Mars, 09:38
Parimi i LUlit : Tu fjet Gjum futem Shqiperin ne Nato ! Po te ishim zgjut, sot besoj se do kishim kryesin e BE ?! Po sa budallenj mban kjo Tirana jon !!!!!!!!!!!!!
Përgjigju