ELBASAN - Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu është sulmuar gjatë tubimit të kësaj force politike në qendër të qytetit të Elbasanit nga dy persona. Ka qenë fundi i fjalimit të Spahiut, kur dy persona i janë afruar dhe më pas e kanë qëlluar me vezë dhe me mjete të forta. Vetë Kreshnik Spahiu e pohon këtë fakt duke thënë” “Ishin dy persona të cilit kërkonin të prishin vijueshmërinë normale të tubimit dhe këta mjeranë do të ndëshkohen nga turpi që i kenë bërë Shqipërisë”.
SPAHIU: NUK U GODITA FALE SIMPATIZANTEVE
Vetë Spahiu u shpreh për A1Report!: "Siç ndodh tani, që çdo qytet i Shqipërisë po mbulohet kuq e zi, duke shmangur flamujt blu, po zhvillonim mitingun tonë për 7 prillin. Gjatë fjalës sime, u tentua dy herë të goditem me mjete të forta; u hodhën gurë, tulla, leva drejt neve. Falë simpatizantëve tanë, nuk u godita. Kanë qënë dy persona që në kohë të ndryshme tentuan të më godisnin, në sytë e policisë që heshtte dhe nuk vepronte, që u afruan deri tek podiumi për të më goditur".
POLICIA ELBASAN: TUBIMI, I PALIGJSHEM
Ndërkaq, i kontaktuar nga gazetari i televizionit A1 REPORT, Andi Qosja, zëdhënësi i policisë së Elbasanit, tha se tubimi i AK-së ishte i paligjshëm dhe ky subjekt politik nuk kishte leje që të zhvillonte aktivitet në ambient të hapur sepse nuk mund të sigurohej aktiviteti në sheshin “Genshe”. Më tej policia shpjegon se, ky aktivitet duhej të zhvillohej në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”, prandaj do të merren në pyetje përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi, pasi kanë detyruar persona të ndryshëm të marrin pjesë në tubim.
TUBIMI I AK KUNDER KRYEMINISTRIT BERISHA
Tubimi i Aleancës Kuq e Zi sot në qytetin e Elbasanit ishte në vazhdën e fjalimeve kundër kryeministrit Sali Berisha. Kreshnik Spahihu akuzoi Berishën duke i thënë se ky do të jetë dimri i fundit për kryeministrin dhe pranvera do ta gjeje Shqipërinë Kuq e Zi. “Elbasani është bashkimi, ku bashkohen toskë e Gegë, malësor dhe fushor, jug dhe veri pra nga Elbasani dhe nga e gjithë Shqipëria ne do të nisemi drejt Tiranës për të rrëzuar perandorin e fundit më datë 7 prill. “Berisha prezantoi në Elbasan se do të hapë 50 mijë vende pune”, tha Kreshnik Spahiu, “por sot Elbasani ka numrin më të lartë të të papunëve në vend. “Berisha prezantoi në Elbasan se do ta kthente këtë qytet në një park industrial të vërtetë, do të keni ujë të pijshëm dhe drita 24 orë në ditë”, aktualisht Elbasani sipas Spahiut nuk ka ujë të por edhe mungesë të theksuar të energjisë elektrike.
Në fund të fjalës së tij Kreshnik Spahiu theksoi se, “Berisha ka krijuar një distancë nga populli dhe ka 23 vite që nuk shkon në vendin e lindjes. Berisha lëviz me eskortë të blinduar sepse ka frikë nga populli tij, Berisha vesh jelek antiplumb por unë i them se nuk ka antiplumb që të mbrojë kur të fillojmë hapjen e hetimit ndaj Kryeministrit Berisha”.
Redaksia online
(ar.sh/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com