Tubimi i PD, Rama: S'ka qeveri
teknike,  votim më 18 qershor!

Tubimi i PD, Rama: S'ka qeveri<br />teknike,  votim më 18 qershor!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për bllokimin e rrugëve nga PD, teksa i përgjigjet një komentuesi duke deklaruar se nuk do të ketë qeveri teknike, por votim në 18 qershor.

Sot opozita bllokoi rrugët për një orë në 5 akse, ndërsa paralajmëroi se do të ketë përshkallëzim në ditët në vijim.
 
Komentet në Facebook
Komentuesi:
Zotri kur jeni i sigurte per fitore ne zgjedhjet e 18 qershorit ateher perse nuk e krijoni nje qeveri teknike cfare ju friksone..?

Hapi rruge krizes qe ka mbulu gjithe politiken shqipetare… Neve si populle nuk va kemi borgje per te na sorollatur dhe per te lozur sikur jemi kukulla… Por ne jemi sovrani qe duhet ta respektoni…. Prandaj zoti kryeminister leshoni pe dhe hapni rruge zgjidhjes…
 
Rama:
Asim, sovrani flet me vote dhe ka folur ne vitin 2013 me 1 milione vota per kete qeveri! Kjo qeveri kontraten me Sovranin e ka deri ne javen e dyte te shtatorit 2017, keshtu qe kjo hapja e rruges qe thua ti ne fakt eshte dalje nga rruga qe ka percaktuar sovrani.

Kriza nuk ka mbuluar gjithe politiken shqiptare po ka mbuluar nen Cader Partine Demokratike, qe kerkon te luaje kukullash me ty e me gjithe shqiptaret. Kuptove Asim? S’ka qeveri teknike, ka votim me 18 qershor!
 

dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Eridana Çano emërohet drejtoreshë e re e SASPAC

Eridana Çano emërohet drejtoreshë e re e SASPAC