Protesta kundër projektit të resortit në Zvërnec ka vijuar edhe sot para Kryeministrisë, ku qytetarë të shumtë kanë mbajtur fjalime kundër politikave që, sipas tyre, favorizojnë interesat e një pakice në dëm të qytetarëve.
Një protestuese u shpreh se kundërshtimi i tyre nuk lidhet me zhvillimin apo investimet, por me mënyrën se si po realizohen ato dhe me përfituesit e tyre.
“Ne nuk jemi kundër zhvillimit, nuk jemi kundër investimeve. Jemi kundër varfërisë, sepse me këto investime po pasurohen të pasurit”, deklaroi ajo para pjesëmarrësve në protestë.
Në fund të fjalës së saj, protestuesja i bëri thirrje kryeministrit të largohet nga detyra, duke e akuzuar për dëmtimin e perspektivës së vendit.
“Nëse të ka mbetur pak gjak shqiptari, jep dorëheqjen. Ke shkatërruar të ardhmen e kombit”, u shpreh ajo.
Lajmi kryesor:
'Zvërneci'/ Mbahet protesta e 5-të në Tiranë kundër ndërtimit të resortit! Protestuesit i drejtojnë Ramës 5 kërkesa: Nga dorëheqja te anulimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura (PAMJE ME DRON)







