Tubimi,Rama: Koha për të bërë
shtet jo për të bllokuar rrugët 

Tubimi,Rama: Koha për të bërë<br />shtet jo për të bllokuar rrugët 
Teksa në kryeqytet po përfundonin përgatitjet për nisjen e protestës së PD, kreu i qeverisë Rama u shpreh nga Apollonia se kjo nuk është koha e duhur për të bllokuar rrugët por është koha për të bërë shtet. 
 
“Nuk është koha për të bllokuar rrugët e Shqipërisë, bllokuar njerëzit që duan të lëvizin lirisht në rrugët e vendit, njerëzit që kanë punë, që kanë nevojë të lëvizin, fëmijët, nxënësit, studentët, gjyshërit, kompanitë, mallrat që janë gjaku i ekonomisë tonë cdo ditë por është koha për të hapur përfundimisht rrugën e të bërit një shtet modern demokratik e evopian”- tha Rama.

Kreu i qeverisë është zhvendosur ditën e sotme në Apolloni në ceremoninë e rikonstruktimit të parkut të arkeologjik.Në fjalinë e tij Rama u shpreh se në këtë vend është ndërhyrë pas 30 vitesh, gërmime të cilat kanë nxjerrë në pah thesare, të cilat sipas tij kishin mbetur në mëshirë të fatit.
 
Ky investim është mbështetur nga BE dhe duke përfituar nga prezenca e ambasadores Vlahutin, Rama tha se pas shumë kohësh e bindi BE të mos investojë vetëm më burgje.
 
““Ia dolëm që BE të mos financojë vetëm burgje dhe gjithë infrastrukturën e represionit shtetëror por të fillojë të financojë edhe infrastruktrën e mirëqenies shpirtërore që do të ndikojë dhe në ekonomik e social të vendit”, tha Rama.

Rama tha se investimet në kulturë nuk mund të quhen luks, sepse sipas tij turizëm nuk mund të quhet vetëm deti apo mali, por edhe monumentet e kulturës luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e ekonomisë së vendit. 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Vjedhja e 1 mln eurove në shtëpinë e gazetarit italian u bë për 4 minuta! ‘Skifterër’ akrobatë dyshohet se janë shqiptarë

Vjedhja e 1 mln eurove në shtëpinë e gazetarit italian u bë për 4 minuta! ‘Skifterër’ akrobatë dyshohet se janë shqiptarë