Tubimi, Zef Brozi: Kush bllokon
rrugët, qytetar apo politikan, burg

Tubimi, Zef Brozi: Kush bllokon<br />rrugët, qytetar apo politikan, burg
Ish-kryetari i Gjykatës së Lartë (Kasacionit), Zef Brozi ka reaguar nga SHBA-të në lidhje me tubimin e sotëm të opozitës që ka për objektiv bllokimin e rrugëve për një orë.
 
Ai shprehet se nëse një qytetar do të bllokonte Bulevardin edhe per disa minuta duke protestuar, policia duhet ta ndalojë, prokuroria do ta ndjekë penalisht dhe gjykata do ta dënojë, pasi atëherë Shqipëria do bëjë hapa demokratikë.
 
"Por kur partitë bllokojnë për javë e muaj Bulevardin; Kur partitë bllokojnë rrugët dhe dëmtojnë edhe pasurinë publike e private, pra shkelin ligjet-Shteti toleron!.

Qytetari, pushtetari, politikani, partite dhe kushdo tjeter duhet te jemi njesoj pergjegjes para ligjit- nese duam vendosjen e shtetit ligjor dhe progresin e demokracise ne Shqiperi
".
 
Opozita sot nga ora 11:00-12:00 ka lajmëruar se do të bllokojë rrugët në të gjithë vendin në shenjtë proteste për qeverisjen, që sipas saj është e kriminalizuar.
 
Statusi i plotë i Brozit
Kur ligji te jete mbi partite dhe jo partite mbi ligjin dhe shtetin ligjor-atehere Shqiperia do kete bere nje hap te madh demokratik.
 
Nese nje qytetar do te bllokonte Bulevardin edhe per disa minuta duke protestuar, policia do ta ndalonte, prokuroria do ta ndiqte penalisht dhe gjykata do ta denonte.
 
Por kur partite bllokojne per jave e muaj Bulevardin; Kur partite bllokojne rruget dhe demtojne edhe pasurine publike e private, pra shkelin ligjet-Shteti toleron!
 
Partia, ciladoqofte ajo, nuk duhet te jete bunkeri qe mbron dhunuesit e ligjit. Kjo padrejtesi e madhe duhet te marre fund menjehere, qe neser dhe pergjithmone.
 
Qytetari, pushtetari, politikani, partite dhe kushdo tjeter duhet te jemi njesoj pergjegjes para ligjit- nese duam vendosjen e shtetit ligjor dhe progresin e demokracise ne Shqiperi.
 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka pasur sukses 'Tempulli' në kapjen e shpërndarësve të drogave në shkolla?



×

Lajmi i fundit

Gara për Kreun e ri të Policisë së Shtetit/ Shemsi Prençi hedh kandidaturën për postin e ri, del emri i aplikuesit të parë

Gara për Kreun e ri të Policisë së Shtetit/ Shemsi Prençi hedh kandidaturën për postin e ri, del emri i aplikuesit të parë