TIRANE - Ish-të përndjekurit politik i kërkojnë kryeministrit të vendit Sali Berisha, sot në tubimin paqësor të mbajtur para Parlamentit të ngrejë lapidarë për katër ish-të burgosurit politikë, që humbën jetën pas revoltës së Spacit. Ata ndëkohë nuk kursyen akuzat ndaj shefit të qeverisë, se ka lënë pas dorë këtë kategori.
“Këta heronjë të cilët me gjakun e tyre synuan në historinë e këtij vendi atë, që politika e sotme e këtij vendi po e injoron, po e fyen, po e diskriminon. Katër të burgosurit politk të Spaçit, që janë ekzekutuar në revoltë të 73-shit, edhe sot mbas 40 vjetësh nuk kanë një varrë.
Dhe për këtë Kryeministri ynë i nderuar është kujdesur, që të fshijë letrat dhe të mos gjendet varri i këtyre heronjve, sepse ai ka frikë nga heronjtë.
Ne gjithashtu krenohemi edhe me një hero tjeter, heroin e demokracisë i cili është Lirak Bejko.”
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com