Ish-të burgosurit politik paralajmëruan se ditën e hënë në Institutin e të përndjekurve politik do të mbahet një tubim paqësor në përkujtim të revoltës së të burgosurve politik në Spaç. Në këtë tubim ata ftuan cdo qytetar, që të marrë pjesë.

“Ne jemi të papajtueshëm dhe nuk përkrahim një politikë e cila shkel liritë dhe të drejtat e njeriut dhe terrorizon një popull të tërë, luan me interesat e kombit. Ne ftojmë nesër ditën e hënë datë 6 maj, ora 10: 30 në institutin e të përndjekurve politikë përballë Parlamentit cdo student, qytetarë apo të përndjekur që të marrin pjesë në tubimin paqësor që bëhet në përkujtim të revoltës së të burgosurve politikë në Spaç 73 me moton “40 vjet pishtar, 40 vjet pa varr”. - tha Tufa.

(ad.ti/shqiptarja.com)