Tulipani Shqiptar” që rritet në fshatin Surroi të Kukësit do të mbrohet nga shteti, 20 vite pasi bima endemike u zbulua nga biologët në Surroi të Kukësit. Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Kukës Lefter Gjana, thotë se me vendimin e fundit të qeverisë zona ku rritet tulipani do të ketë zhvillim dhe ruajtje të veçantë.

“Statusi është lajm i mirë se rrit mbrojtjen nga kërcënimet e mundshme, siç është aktiviteti minerar në zonë”, tha Lefter Gjana Drejtor ADZM Kukës

Tulipani do të ketë  monitorim të vazhdueshëm sidomos në periudhën e lulëzimit.

“Nga ana jonë do ketë monitorim të vazhdueshëm dhe të gjatë për të parë ecurinë e kësaj bime”, tha më tej Gjana.

”Tulipa Albanica” është zbuluar në vitin 2003 në zonën e Kolsh-Surroit, në vendin e quajtur Polla e Zezë, nga biologu i ndjerë Besnik Hallaçi, i cili kishte punuar disa vite për certifikimin e bimës endemike nga Federata Botërore e Florës dhe Faunës.

“Tulipani Shqiptar” me ngjyrë të kuqe e të verdhë rritet në 800 metra lartësi mbi nivelin e detit në një sipërfaqe prej 35 hektarësh.