TIRANË- Të rinjtë e njohin si “Sheiku i Durrësit” nëpër rrjetet sociale, por emri i tij i vërtetë është Arjan Toçi. 21-vjeçari është i pari që vihet në pranga në atë që njihet si “lufta” kundër oksidit të azotit, substancës së rrezikshme që po tregtohet nëpër lokalet e Tiranës dhe po dëmton të rinjtë. I riu, në kanalin e tij në TikTok reklamoi një bombol oksidi azoti dhe u kërkon ndjekësve ta blejnë që të mos shpenzojnë shumë me 1 tullumbace që kushton 300 lekë të rinj në lokale. Sipas tij, produkti që shet “të çon avion”.
"Përshëndetje, si jeni? Sot kam marrë një bombol tek tullumbace. Do ta bëj tag aty. Kushton 90 mijë lekë, mund të mbushësh 45 tullumbace, po të çon shumë avion. Për të gjithë ju që doni bombola, porosisni, më mirë blini bombolën se sa blini 3 mijë lekë një tullumbace", thotë ai në video.
Por Arjan Toçi e tregton këtë produkt kontrabandë në tabakinon e tij, e cila ndodhet në rrugën "Tre Dëshmorët", në zonën e Yzberishtit. Gjatë aksionin të policisë për arrestimin e 21-vjeçarit, në këtë tabakino u gjetën dhe sekuestruan edhe bombola të tjera, të cilat i riu i kishte futur ilegalisht në doganë dhe pa asnjë dokumentacion. Mbi të rëndon akuza e “tregtimit të mallrave kontrabandë” dhe deri në fund të hetimeve ai rrezikon gjobë ose burgim deri në tre vjet. I menjëhershëm ishte reagimi i ministrit Balla, i cili njoftoi bashkëpunimin mes prokurorisë dhe mjekëve ekspertë për të pasur një klasifikim të saktë të rrisqeve që sjell.
"Përveç kanabisit dhe lëndëve narkotike të tjera, tullumbacja me oksid azoti është substanca e re që po kthehet në trend për të rinjtë në Shqipëri. Sot Policia e Shtetit ka ndaluar persona të përfshirë në futjen e paligjshme të kësaj substance në Shqipëri (jo për qëllime mjekësore). Do të bashkëpunojmë me Prokurorinë për konsultimin e mjekëve ekspertë të fushës për klasifikimin e rrisqeve që sjell kjo lëndë tek shëndeti i të rinjve", shkruan Balla.
Tashmë, kur po shkohet drejt ndryshimeve në Kodin Penal dhe në ligjin për substancat narkotike, policia po punon për kapjen e oksidit të azotit që hy në mënyrë kontrabandë.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.4%
-
Gafë
51.7%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5149
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
Ministri Taulant Balla e nis ndryshe vitin e ri! 1 janarin e 2025-ës e kalon duke luajtur futbollin 'me çunat e lagjes' te sheshi
1 Janar, 21:41
-
Balla nderohet nga Komuna e Deçanit me Titullin e Mirënjohjes, për 'angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar'
28 Dhjetor 2024, 20:18
-
Mbyllja e TikTok, Balla: Platforma nuk përmbushi detyrimin për moderimin e postimeve në gjuhën shqipe
24 Dhjetor 2024, 12:17
-
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
23 Dhjetor 2024, 12:27
-
Balla takim me punëtorët shqiptarë në Toskana: Deri në Pashkë shpresojmë të arrijmë marrëveshjen për njohjen e pensioneve! Merrni pjesë në votime
21 Dhjetor 2024, 17:10
-
Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen
18 Dhjetor 2024, 16:07
-
EKSKLUZIVE/ Qeveria në lëvizje për të ndihmuar këngëtaren Parashqevi Simaku! Balla kontakte me Konsullatën në Nju Jork për t'i siguruar pasaportë
18 Dhjetor 2024, 14:33
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Balla: Mirënjohje shqiptarëve që 33 vjet më parë u nisën në kërkim të një jete më të mirë
18 Dhjetor 2024, 12:51
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor 2024, 11:38
-
Balla pret Presidentin e Institutit Italian për Kujdesin e Punëtorëve, në fokus të drejtat e punëmarrësve shqiptarë në Itali
6 Dhjetor 2024, 14:23
-
Sfidat e procesit të zbatimit të rekomandimeve nga institucionet e pavarura, Balla: Zbatueshmëria është në rritje, të adresojmë problemet!
4 Dhjetor 2024, 15:03
Kjo prerja e ktyre 2 policeve njesoj me sheikun e durrsit per nga floket mjekrra dhe menyra si mban kapelen
Përgjigju