Tuluzë, vazhdon rrethimi
i autorit të vrasjeve

Tuluzë, vazhdon rrethimi <br />i autorit të vrasjeve
TULUZË, Francë – Mohammed Merah ende nuk është është arrestuar nga policia franceze. Rreth orës 15:00 media të shumta ndërkombëtare njoftuan se Merah ishte dorëzuar por autoritetet franceze e kanë mohuar këtë lajm.

I dyshuari për tragjedinë e Tuluzës vazhdon të qëndrojë i rrethuar dhe i mbyllur në apartamentin e tij që prej mbrëmjes së kaluar ndonëse kishte shprehur dëshirën për t’u dorëzuar.

Merah, 24 vjeç, francez me origjinë algjeriane, dyshohet të jetë edhe autor i vrasjeve të parashutistëve të vrarë ditët e kaluara mes Tuluzës dhe Montauban. Ai është i rrethuar nga 300 policë, sipas njoftimeve të Ministrisë së Brendshme franceze.

Presidenti Sarkozy, i cili menjëherë shkoi në vendngjarje, kishte kërkuar që të kapej i gjallë nga forcat e rendit.

Merah ka deklaruar se i përket rrjetit të Al Qaeda. Pas orës 03:00, është zhvilluar një konflikt me armë zjarri mes tij dhe policisë, ku betën të plagosur 3 policë dhe një vëlla i të dyshuarit – edhe ai mbështetës i ideologjisë salafite – i cili më pas u dorëzua te policia. Ndërsa një tjetër vëlla i Merah ndodhej nën arrest që më parë. Gjithashtu janë ndaluar e ëma dhe e motra.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar