Tuna së shpejti sjell “Feniks”
në bashkëpunim me Cozman

Tuna së shpejti sjell “Feniks”<br />në bashkëpunim me Cozman
Këngëtarja e njohur dhe e suksesshme nga Shkupi Altuna Sejdiu, e njohur nga të gjithë si Tuna do të sjellë së shpejti një projekt të ri.

Ka qenë vetë këngëtarja, e cila ka postuar një foto në rrjetin social Facebook ku shfaqet së bashku me reperin Cozman.



Tuna është përfolur për një lidhje dashurie me Cozman, pas shfaqjes së saj në vende të ndryshme me të.



Madje së fundmi ajo postoi dhe foto ku po relaksohej në sauna së bashku me reperin.

Këngëtarja seksi ka bërë të ditur edhe titullin e këngës së re që është një bashkëpunim me reperin.



“Feniks, vjen së shpejti”, ka shkruar Tuna në diçiturën e fotos.

Tanimë pritet publikimi i projektit për të parë se çdo të sjellë këtë herë këngëtarja e njohur për klipet e veçanta.

(b.t/shqiptarja.com)

4/3
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)