Tuneli i Gjegjanit, i cili u bllokua një ditë më parë duke lënë të izoluar më shumë se 10 mijë banorë të zonës dhe më gjërë është zhbllokuar tashmë dhe përgjatë segmentit rrugor Fushë-Arrëz-Gjegjan-Mirditë mund të qarkullohet, ndonse në hyrje-daljet e tunelit drejtuesit duhet të tregohen të vëmendshëm, pasi rreziku nga shembje të tjera mbetet evident.
Gjatë inspektimit të aksionit për zhbllokimin e rrugës nga kompania që mirmban këtë segment rrugor, zëvëndës kreu i Bashkisë së majtë, Artan Zaja shprehet se aksi Fushë- Arrëz –Gjegjan- Mirditë kërkon ndërhyrje të menjëhershme.
"Ky është një problem shumë serioz për banorët e njësië administrative Gjegjan Bashkia Pukë dhe ne jemi drejtuar disa herë qeverisë Shqiptare dhe dhe ministrisë së transporteve me shkresa përkatëse dhe me projekte konkrete për rikonstruksionin dhe relahibilitimin e këtij aksi që është njjë aks me probleme shumë serioze dhe me pasojë vdekjen e 35 personave në 5 vite. Apeli im është i drejtëpërdrejt për qeverinë shqiptare dhe në veccanti për ministrinë e transporteve dhe infrastrukturës z Hazhinasto që të marrin masa të menjëhershme dhe urgjente për ta rikonstruktuar këtë rrugë ose për ta ndërtuar nga e para sepse banorët e kanë shqetësim real dhe ne jemi në krahun e tyre", shprehet Zaja.
Tuneli i Gjegjanit mbetet një rrezik tashmë i paralajmëruar , pasojat e të cilit tani nuk mund të jenë asgjë më pak se sa neglizhencë e vetë Shtetit, qeverisjet e të cilit duket se nuk e vlerësojnë jetën e këtyre banorëve ashtu si dhe të shqipëtarve të tjerë.
Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)
/Shqiptarja.com