Pritet që në muajin dhjetor qeveria të miratojë kushtet e kontratës për dhënien me koncesion të rrugës Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës. Ndërkohë që në janar pritet të hapet tenderi për përzgjedhjen e firmës që do të mirëmbajë tunelin e Thirrës prej 6 km.
Pagesa për kalimin e tunelit besohet se do të jetë 5 euro për autoveturat dhe 10 euro për mjetet e rënda, si autobusët apo kamionët.
Për mirëmbajtjen e rrugës Rrëshen-Kalimash, buxheti i Drejtorisë së Rrugëve ka akorduar një fond vjetor rreth 2 milionë euro, ndërsa dëmtimet e aksit, janë nën mbikëqyrjen e kompanisë turke. Por studimet e fundit tregojnë se për mirëmbajtjen e kësaj rruge qeverisë do t’i duhen më tepër fonde, për shkak të amortizimit me kalimin e viteve.
Për rrugën Rrëshen-Kalimash u shpenzuan 826 milionë euro, ku kostoja e tunelit arriti në rreth 280 milionë euro. Si kosto njësi, rezulton se për rrugën janë shpenzuar 9 milionë euro/km dhe për tunelin është 46 milionë euro/km.
/Shqiptarja.com