KUKËS- Shoqëria koncesionare “Albanian Highway Concession” ka njoftuar se ditën e nesërme do të kryhen punimee rehabilituese dhe mirëmbajtëse në tunelin Thirrë-Kalimash, pjesë e autostradës Milot-Morinë.
Për shkak të ndërhyrjeve, të gjitha kalimet do të kryhen në një tub të vetëm me dy drejtime lëvizjeje.
Në njoftim, shoqëria i ka kërkuar qytetarëve që të respektojnë sinjalistikën rrugore duke shmangur parakalimet apo shpejtësinë e lartë në mënyrë që të ruajnë sigurinë.
Komento