TUNIZI – 31 deputetë të partisë në pushtet japin dorëheqjen nga blloku i tyre parlamenta



TUNIS, 9 nëntor /ATSH-AFP/ - Tridhjetë e një deputetë të Nidaa Tunes njoftuan sot dorëheqjen e tyre nga blloku parlamentar i partisë, një javë pas pezullimit të anëtarësimit të tyre në këtë forcë të parë politike të Tunizisë goditur nga një krizë e thellë.
Dobësuar nga largimi i Beji Caid Essebsi, 88 vjeç, presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Tunizi, partia Nidaa Tounes që mori 86 vende në Parlament, është dobësuar që prej disa muajsh nga një betejë për pushtet mes sekretarit të përgjithshëm të partisë, Mohsen Marzouk dhe djalit të presidentit, Hafedh Caid Essebsi.
"Ne jemi të detyruar të japim dorëheqjen nga blloku parlamentar si hapi i parë për mbrojtjen e demokracisë dhe besueshmërisë së punës parlamentare", theksoi për shtypin, Hajer Laaroussi, nga klani i Marzuk.
"Dhe pavarësisht këtij vendimi dhe kompleksitetit të situatës, 31 deputetët pranë Marzuk, kanë shtrirë dorën për dialog dhe reforma", konfirmuan ata në një komunikatë./
/ec/

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social