Tupja: Duhet të jesh besnik me
Prustin, jo përshtatjeve në përkthim

Tupja: Duhet të jesh besnik me<br />Prustin, jo përshtatjeve në përkthim
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka organizuar forumin “Marcel Proust në shqip-leximi dhe përkthimi. Aktiviteti është mbajtur me rastin e përkthimit në shqip të “Robinjës” së Marcel Proust nga Edit Dibra.
 
Marsel Proust konsiderohet si një nga autorët më të vështirë për t’u përkthyer në një gjuhë tjetër për shkak të stilit modern. Përkthyesja Edit Dibra ka rrëfyer sfidat e përkthimit me tekstin letrar të Proustit.
 
“Refuzova fillimisht, sepse m’u duk një barrë shumë e madhe për supet e çdo përkthyesi, dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme,” tha ajo.

Edmond Tupja, përkthyesi i parë i Marsel Proustit në gjuhën shqipe, ka tërhequr vëmendjen në çështjet e besnikërisë ndaj autorit në përkthim.
 
“Dikush një përkthyes, ish kolegu im, më tha pasi kishte lexuar librin, pra saktësoi ai, kur dashuronte Suani me laps në dorë, që “sintaksa ishte e çuditshme”. Por arsyeja është se sintaksa e Prustit është e çuditshme edhe për lexuesin francez. Ka faqe të tëra që duhet t’u kthehesh disa herë. Por po ta kisha përshtatur unë se dhe mund të përshtatet, pra që unë ta përktheja duke shkurtuar fjalinë, nuk do të ishte më vepra e Prustit, por do të ishte vepra e Marsel Edmond Prust Tupes”, vërejti me humor përkthyesi i njohur.

Sipas redaktores Savarina Pasha, kodi i modernitetit të prozës dhe filozofisë prustiane mund të zbërthehet nga një thënie e Prustit që mendonte se “fjala që përtërin jetën, kthehet vetë në jetë”.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri