Turandot, një version i ri
në Teatrin e Operas

Turandot, një version i ri <br />në Teatrin e Operas
TIRANE- Turandot" një ndër kryeveprat e muzikës operistike botërore, do të shfaqet premierë në ditët e para të muajit dhjetor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
"Turandot" vjen nga persishtja dhe përkthehet si "vajza e Turan". Turan është një rajon në Azinë Qendrore i cili është pjesë e Perandorisë Persiane. Në persisht njihet si përrallë zanash dhe njihet me emrin Turandokht. Puçini për herë të parë filloi të punojë në Turandot në mars 1920, pas takimit me Giuseppe Adami dhe Renato Simoni. Deri në mars të 1924 ai kishte përfunduar operan deri në duetin përfundimtar.

Me muzikë të Giacono Puçini, do të interpretohet në skenë nga Eva Golemi, Irini Nikolla, Armando Kllogjeri, Stephen Mullan, Armando Likaj, Eriona Gjyzeli, Besa Llugiqi, Erlind Zeraliu , Denis Skura, Edvin Kastrati , Gilmond Miftari, Roel Llupa, Sokol Tomorri, Luan Sula dhe Ardian Kamberi.
Është jo vetëm një kryevepër e muzikës operistike botërore, por ka dhe një shkallë shumë të lartë vështirësie për ta interpretuar dhe sjellë sa më mirë atë. Premiera vjen pas nëj vënie në skenë para pak vitesh, tashmë me një koncept të ri nga regjisori Nicola Zorzi, me skenografi të Manuela Gaperoni, dirigjent Dritan Lumshin, asistent regjisore Ada Gurra, dirigjente e korit të fëmijëve, Irida Bega, dirigjent Edmond Doko dhe mjeshtër koncertues Vittorio Parisi. Premiera dhe vëniet skenike do të jenë nga data 3 deri në 9 Dhjetor, ora 19.00.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin