Turbekulozi, ilaçe të reja për
të zvogëluar kohën e trajtimit

Turbekulozi, ilaçe të reja për <br />të zvogëluar kohën e trajtimit
Janë ditë të revolucionit në trajtimin e tuberkulozit: Duket se kanë ardhur ilaçe të reja për atë që renditet në top sëmundjet vrasëse (1.4 milion njerëz në vit humbin jetën nga turbekulozi).

Në Konferencën Ndërkombëtare të AIDS-it në Uashington, u paraqit sot një ilaç që shkatërron në dy javë 99 për qind të baktereve të tuberkulozit.

Mund të marrë fund kështu koha e gjatë trajtimit të sëmundjes. Regjimi i sotëm i terapisë është gjashtë deri në nëntë muaj.
Me interes të veçantë në kombinimin e ilaçeve, është një eksperiment që përfshin 85 pacientë në Afrikën e Jugut (Grupi i Andreas Diacon dhe kolegët). Bëhet fjalë për një përzierje të re të një ilaçi (i quajtur PA-824) dhe dy antibiotikëve të ndryshëm, të cilat janë tashmë në përdorim (moxifloxacin, dhe pyrazinamide).

Përfitimi shtesë i këtij kombinim është se mund të përdoret edhe tek pacientët me HIV pozitiv të prekur nga tuberkulozi.

“Është me të vërtetë një moment historik, nga 10 vjet në fushën e tuberkulozit”, tha Giovanni Battista Migliori, nga fondacioni Maugeri.
(gm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)