Turbulencat godasin avionin Londër-Singapor, 1 i vdekur dhe disa të plagosur

Një person ka vdekur dhe rreth 30 të tjerë janë plagosur në një fluturim të Singapore Airlines nga Londra, që u godit nga turbulenca të forta.

Avioni Boeing 777-300ER  me destinacion Singaporin devijoi në Bangkok. Ai kishte 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit, tha linja ajrore në një deklaratë.

Autoritetet tajlandeze kanë dërguar ambulanca dhe ekipe emergjente në aeroport.

Ministri i Transportit i Singaporit, Chee Hong Tat tha se qeveria do të ofrojë ndihmë për pasagjerët dhe familjet e tyre.

“Jam thellësisht i pikëlluar kur mësova për aksidentin në bordin e fluturimit SQ321 të Singapore Airlines nga Londra Heathrow në Singapor”, shkroi ai në Facebook.

Singapore Airlines tha në një deklaratë se po punon me autoritetet tajlandeze për të "siguruar ndihmën e nevojshme mjekësore" për pasagjerët dhe po dërgon ekipin e vet në Bangkok.

Ndërkohë, autoritetet tajlandeze kanë dërguar ambulanca dhe ekipe emergjente në aeroportin Suvarnabhumi.

“Prioriteti ynë është të ofrojmë të gjithë ndihmën e mundshme për të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin në bordin e avionit”, shtoi linja ajrore.

 Ajo që ndodhi në bordin e fluturimit është ende e paqartë. Ekuipazhet e fluturimit kanë burimet për të parashikuar turbulencat dhe të trajnuar për t’i përballuar.

“Dëmtimet nga turbulencat e rënda janë relativisht të rralla në kontekstin e miliona fluturimeve të kryera. Megjithatë, turbulencat e rënda mund të jenë dramatike dhe të çojnë në lëndime të rënda ose fatkeqësisht në këtë rast një fatalitet”, tha për BBC John Strickland, një ekspert i përgjithshëm i aviacionit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:35
Turbulencat e forta goditën aeroplanin Londër-Singapor, pasagjerët nxirren me barela pas uljes emergjente! Shikoni videon

 

Turbulencat e forta kanë goditur një aeroplan të Singapore Airlines që udhëtonte nga Londra në Singapor, duke lënë të paktën një person të vdekur dhe 30 të plagosur. Avioni u detyrua të bënte një ulje emergjente në Bangkok. Shërbimet e urgjencës nxorën disa nga pasagjerët me barela nga avioni.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Kurti quajti 'kërmijë dhe lepuj' Prokurorinë Speciale! Ish-diplomati në Report Tv: Deklarime të tilla do i kushtojnë, kryeministri nuk e ka imunitet arrestimin

Kurti quajti 'kërmijë dhe lepuj' Prokurorinë Speciale! Ish-diplomati në Report Tv: Deklarime të tilla do i kushtojnë, kryeministri nuk e ka imunitet arrestimin