Kryeministri Rama do të mikpresë ditën e nesërme, Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa, i cili viziton Tiranën, në kuadër të vizitave diplomatike, në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në prag të  Samitit BE–Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.

Samiti po mbahet gjashtë muaj pas samitit të fundit në Bruksel, duke riafirmuar forcimin e marrëdhënieve të BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Nesër, pas takimit të përbashkët mes dy delegacioneve (11:15), Kryeministri Rama dhe Presidenti i Këshillit të Europës Antonio Costa do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 12:15.

Për Shqipërinë, vizita e presidentit të Këshillit Evropian vjen në një kohë kur Brukseli po kërkon rezultate konkrete nga vendet kandidate, ndërsa Tirana synon të mbyllë negociatat dhe të anëtarësohet në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.