Turi Ballkanik, Mogherini raporton
te ministrat e jashtëm të BE-së

Turi Ballkanik, Mogherini raporton<br />te ministrat e jashtëm të BE-së
Shefja e Bashkimit Europian për politikën e jashtme, Federika Mogerini raportoi sot para ministrave të Jashtëm të BE-së për udhëtimin e saj 4 ditor në Ballkanin perëndimor. 

 “Bashkimi Evropian është gati, tani i mbetet politikës shqiptare të nisë konkretisht reformën në drejtësi, duke zbatuar kushtin kryesor, procesin e vettingut”, u shpreh Mogerini pasi informoi ministrat.

“Situata në Ballkanin Perëndimor është e tensionuar, është e nevojshme një mbështetje e fortë dhe e besueshme nga Bashkimi Evropian” u shpreh Mogherini.

Sipas portalit Euractive, duket se për herë të parë raportimi i saj nuk do ta vërë theksin te përparimi që këto 6 shtete kanë bërë në rrugën drejt BE-së, por tek rreziqet gjeopolitike që kërcënojnë rajonin.

Ky portal thotë se shumë liderë europianë janë të shqetësuar për situatën në Ballkan, duke fajësuar Rusinë se po përpiqet të destabilizojë rajonin. Një raport më i plotë do të paraqitet në samitin e BE-së më 9 dhe 10 mars.

Mogherini do të raportojë te ministrat e BE-së për bisedat që kishte me përfaqësuesit e qeverisë, opozitës, parlamentarët, shoqërisë civile dhe studentët.

Në pjesën për Shqipërinë portali përmend bojkotin e opozitës, protestën cka ka bllokuar krijimin e organece që do të bënin të munudr vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pikërisht Reforma në Drejtësi është kushti kyç që BE të nis bisedimet për anëtarësimin e vendit.

Vizita e dilpomates u mbyll  në 4 mars në Kosovë, ku u kërkua ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike