Turi Çiklistik, Xhulio Kamberaj fiton etapën e tretë

Turi Çiklistik, Xhulio Kamberaj fiton etapën e tretë

Çiklisti Xhulio Kamberaj me ekipin e tij

Është zhvilluar etapa e tretë e Turit të 75-të Çiklistik të Shqipërisë, me itinerar Elbasan-Vlorë, ku çiklistët përshkuan 166 km. Nëse dy etapat e para ishin dominuar nga çiklistët italianë, në etapën e tretë fitues është shpallur Xhuliano Kamberaj, që garon me ekipin kombëtar të Shqipërisë.

Kamberaj u shkëput në fund dhe preu i pari vijën e finishit të Vlorë, duke marrë edhe duartrokitjet e publikut vendas. Çiklisti shqiptar, që në etapën e dytë Korçë-Elbasan zuri vendin e dytë, është futur në garë për të fituar Turin.

Mbeten edhe dy etapa, ku e katërta do të jetë ajo me itinerar Vlorë-Sarandë 119 km dhe e fundit Sarandë-Fier 162 km. Marrin pjesë 13 ekipe nga Europa, por çiklistët italianë janë pretendentë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion