Britani e Madhe/ Përlasi 72-vjeçarin për vdekje me biçikletë, largohet nga vendngjarja pasi kishte frikë nga dëbimi i riu shqiptar

Britani e Madhe/ Përlasi 72-vjeçarin për vdekje me biçikletë, largohet nga vendngjarja pasi kishte frikë nga dëbimi i riu shqiptar

Emir Loka dhe viktima Peter McCombie

Çiklisti 23-vjeçar me origjinë shqiptare Emir Loka është përplasur me një këmbësor Peter McCombie 72-vjeç, i cili si pasojë gjeti vdekjen në Britaninë e Madhe.

I riu teksa po udhëtonte me biçikletën e tij, dyshohet se ka kaluar rrugën ndërkohë që semafori ishte i kuq teksa 72-vjeçari po ecte pasi përfundoi punën në spital.

Pasi Loka e përplasi me biçikletë punonjësin e shëndetësisë koka e tij u gjend në trotuar dhe pësoi dëmtime të rënda në kokë.

I moshuari është dërguar menjëherë në spital por për shkak të plagëve të marra ai humbi jetën 8 më vonë.

Menjëherë pasi ndodhi ngjarja 23-vjecari i cili qëndronte në Londër në mënyrë ilegale është larguar i frikësuar pasi mendonte se do ta dëbonin nga Britania.

Loka kur doli para gjykatës tha se ishte vetëm me 3 orë gjumë para se të ndodhte incidenti tragjik pasi punonte 2 punë të ndryshme.

“Duke parë që aksidenti ndodhi në mes të rrugës, dhe policia do të ishte aty brenda 2 ose 3 minutash, kisha frikë se do të zbulonin se isha këtu në mënyrë të paligjshme”, tha ai.

Ai shtoi gjithashtu se u largua me mendimin se nuk ishte një aksident fatal për 72-vjeçarin dhe se nuk pa që nga koka e tij po dilte gjak.

Loka është vetëdorëzuar në polici më 28 korrik pasi pamjet e aksidentin nga kamera e sigurisë së një lokali në afërsi të ngjarjes filluan të qarkullonin.

Qyqi lidhur me ngjarjen ende vazhdon.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik