ITALI - Në vijim të turit të tij evropian, kryeministri i ri Italian Enrico Letta ka pasur bisedime në Paris edhe me presidentin francez, François Hollande.
Në konferëncë për shtyp për gazetarët të dy lidërit kanë theksur rëndësinë e mardhënieve me Bashkimin Evropian.

Ata theksuan se BE-ja për të rritur ekonominë duhet të krijojë vende pune për të rijntë.

Vizita e Lettos në Francë vjen pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel ditën e martë e cila ka theksuar se Italia është mbështetje e madhe e familjes evropiane dhe së shpejti ajo duhet të rimëkëmbet.

Ndërkohë nesër pritet që kryeministri italian do të mbajë bisedime në Bruksel me presidentin e Këshillit Evropian Herman Van Rompuy dhe Jose Manuel Barroso i cili është presidenti i parlamentit evropian.

Vetëm pak orë pas votëbesimit edhe në dhomën tjetër të parlamentit italian, Enrico Letta nisi turin e tij evropian për të bërë të qartë se Italia nuk do të devijojë nga politikat e rimëkëmbjes ekonomike.

TAKIMI I LETTA ME ANGELA MERKEL

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha në një konferencë të përbashkët për gazetarë bashkë më homologun e saj Italian, Enrico Letta se Evropa duhet të gjejë mënyra për të krijuar vende pune dhe për të nxitur investimet.

“Politika fiskale, natyrisht se nuk është gjithçka. Ne bëjmë politika për njerëzit, dhe njerëzit duan vende pune. Prandaj Evropa duhet të krijojë punësim dhe të inkurajojë investimet. Në këtë fushë kemi shumë për të bërë”, citon Reuters, kancelaren Merkel.

Redaksia online
(ar.sh/l.ç.shqiptarja.com)