Turi i falenderimeve, Veliaj: Akti më i madh patriotik është që Tirana të ecë përpara!

Turi i falenderimeve, Veliaj: Akti më i madh patriotik është që Tirana të ecë përpara!

Erion Veliaj me qytetarët

Në Njësinë 2, ku vijoi turin e falenderimeve me qytetarë dhe strukturat socialiste, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehu mirënjohjen e tij ndaj çdokujt kontribuoi për fitoren e Partisë Socialiste në 14 Maj. Veliaj tha se vota për PS është një e mirë për familjen e secilit sepse shërben gjithmonë me përulësi. 

“Akti më i madh patriotik është që Tirana të ecë përpara. Akti më i madh patriotik është që Shqipëria të ecë përpara. Akti më i madh patriotik është që të bësh shkolla, kopshte dhe çerdhe. Akti më i madh patriotik është të mbjellim pemë, aty ku të tjerët mbillnin sherr. Akti më i madh patriotik është që të fitojmë jo me arrogancë, por me përulësi, me mëngë të përveshura dhe të etur për punë e për projekte të reja, për t’i shkuar deri në fund punëve, në çdo cep e çdo lagje,” u shpreh ai. 

Veliaj tha se pas çdo fitoreje duhet nisur puna për fitoren e radhës.

“Kemi fituar në të 27 njësitë dhe në çdo njësi kemi thelluar avantazhin në Tiranë, por shprehja thotë: ‘Çdo majë mali që kap, është rrëza e një mali tjetër që vjen’. Kjo është maja e 2023, por kemi një majë edhe më të lartë në 2025, për të bërë një histori për Partinë Socialiste. Pyetja është: Si e bëjmë historinë? Duke u bërë karshillëk njerëzve, meqë jemi 60 mijë vota para dhe kemi thyer rekord? E bëjmë me mendjemadhësi e me arrogancë?! Unë besoj që jo. Ne do ta bëjmë vetëm me punë, me përulësi. Aty ku të tjerët nxirrnin gishtin, ne do u shtrijmë dorën e bashkëpunimit. Aty ku të tjerët flisnin mbrapsht, ne do flasim drejt. Ajo që mund të bëhet, do të bëhet. Ajo që nuk bëhet, do shpjegohet pse nuk bëhet tani dhe kur do të bëhet,” tha ai. 

Kryebashkiaku tha se ajo që i jep fitoren Partisë Socialiste është vetëm puna dhe fushata e përditshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 446 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Holandë u kapën, bisedat e Suel Çelës dhe biznesmeni Shega: Na vodhën, të vrasim, duhet shembull

DOSJA/ 446 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Holandë u kapën, bisedat e Suel Çelës dhe biznesmeni Shega: Na vodhën, të vrasim, duhet shembull