Turi i vetmuar, garda e vjetër
braktis Bashën, ja "armiqtë"

Turi i vetmuar, garda e vjetër<br />braktis Bashën, ja
Kryetari i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, ka nisur një aksion të ri politik, ndoshta të parafundit, para zgjedhjeve të 2017. Kur disa deputetë demokratë kërkuan me urgjencë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, për të analizuar përgjegjësitë e lidershipit demokrat për katër humbjet radhazi në zgjedhje lokale dhe parlamentare, kreu i demokratëve nis një tur takimesh në rrethe, për t’i ikur zjarrit brenda selisë së partisë. Ndërsa Eduard Selami dhe Majlinda Bregu tentuan, por pa sukses, të mblidhnin firmat e domosdoshme për mbledhjen e forumit të lartë demokrat, Basha u shfaq në zona të caktuara mes demokratëve. Por, aksioni i Lulzim Bashës, në vend të shuarjes së debateve, duket se ka thelluar më tej ndarjen e partisë më të madhe në opozitë. Elita e Partisë Demokratike, e quajtur edhe garda e vjetër e PD, ka braktisur turin e kryetarit, duke konfirmuar edhe një herë papajtueshmërinë për mënyrën se si po drejtohet Partia Demokratike. Në panelet e Lulzim Bashës mundojë figurat qendrore të opozitës, duke nisur që nga Eduard Selami, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Arben Imami etj., të cilët më shumë se sa për retorikën dhe aksionet rutinë, janë të shqetësuar për fatin e zgjedhjeve të 2017. Po ashtu, turit të kryetarit nuk i janë bashkuar ose nuk janë ftuar, Majlinda Bregu, Genc Ruli, Roland Keta etj. Aksionit të Lulzim Bashës nuk i janë bashkuar apo janë mënjanuar edhe një grup tjetër deputetësh, të cilët nuk kanë artikuluar publikisht kritika ndaj kryetarit dhe lidershipit të tij, por po presin në heshtje projektimin e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2017. Ndërkaq, turit të ri nëpër rrethe i janë bashkuar deputetët Genc Pollo, Ridvan Bode, Myqerem Tafaj dhe Astrit Veliaj, Aldo Bumçi, ish-ministri Halim Kosova dhe ish-deputeti Lefter Maliqi.

Rrethi i kryetarit
Në vend të gardës së vjetër, në krah të Lulzim Bashës, gjatë turit të tij nëpër Shqipëri, janë shfaqur një grup personazhesh, të cilës me shumë gjasa do të dominojnë edhe listën e kandidatëve për deputetët në 2017. Konkretisht, në krah të Lulzim Bashës është shfaqur Dritan Shano dy herë shef i kabinetit qeveritar të Fatos Nanos. Po ashtu, në sy ka rënë edhe Preç Zogaj, i larguar nga Berisha, por që po tenton të hyjë në rrethin e Bashës. Prania e Enno Bozos, Arben Ristanit, Jorida Tabakut, Edlira Bushatit, Keltis Krujës etj., sigurisht që nuk përbën surprizë. Gjithashtu në turin e ri të kryetarit të PD nuk mund të mungojnë Belind Këlliçi, Grida Duma dhe Ervin Salijani, të cilët pritet të jenë pjesë e listës së 2017, duke rrezikuar pozitat e grupit aktual të PD.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten