Turi në Ballkan! Pas Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Von der Leyen vizitë në Kosovë, takime me Osmanin dhe Kurtin! Presidentja e KE: Dialogu, rruga e vetme për zgjidhjen e situatës në veri

Turi në Ballkan! Pas Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Von der Leyen vizitë në Kosovë, takime me Osmanin dhe Kurtin! Presidentja e KE: Dialogu, rruga e vetme për zgjidhjen e situatës në veri

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der leyen

Dialogu i ndërmjetësuar nga Brukseli është e vetmja zgjidhje për dialogun, Kosovë-Serbi, është shprehur kështu presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë.

Më duhet të them që jam shumë e shqetësuar me krizën aktuale. Është shumë me rëndësi që të shtensionohet situata, të kthehemi në tryezën e bisedimeve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. E vetmja mënyra sesi mund të bëhet kjo është përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, që është platforma e vetme e zgjidhjes së krizës aktuale”, deklaroi von der Leyen.

Ndërkohë që kryeministri Kurti ka theksuar se Kosova ka ofruar marrëveshje me kusht që të respektohet reciprtociteti.

Ne do të donim që të mos ketë barrikada, e as të ketë sulme siç kanë qenë disa me elemente terroriste. Gjithashtu, duhet të jenë dhe kufitarët tanë aty jo forcat speciale. Këtë shtet e kanë njohur 22 shtete të BE, pavarësia e Kosovës është realitet. Sa më shpejt të pranohet kjo, do të jetë më e mirë për të gjithë ne. Serbët në Kosovë janë shumë respektues ndaj masave tona, por atje ka një kryetar që flet me gjuhën e viteve ’90. Unë jam i gatshëm të pranoj zgjidhjen e re që nënkupton gjithë përfshirjen dhe reciprocitetin. Nuk ka barazi pa reciprocitet”, tha Kurti.

Ofertë të cilën e ka vlerësuar edhe presidentja Von Der Leyen.  Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e akuzoi presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për deklarata luftënxitëse që çuan në djegien e dy qendrave të regjistrimit të automjeteve në veri të vendit më 25 shtator. Kurti tha po ashtu se Serbia në njërën anë merr donacione nga Bashkimi Evropian e në anën tjetër armatoset me armë nga Rusia dhe Kina.

Fatkeqësisht jemi në një situatë në të cilën në njërën anë merren ndihma e donacione nga Bashkimi Evropian, e në anën tjetër Serbia, përkundër që i merr këto fonde pa zbatuar vlera, do të duhej që të demokratizohet e jo të militarizohet nga Rusia dhe Kina”, deklaroi Kurti.

Që prej 20 shtatorit, kur Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitetin për targat nga Serbia, serbët lokalë kanë bllokuar dy rrugë që çojnë në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Von der Leyen tha se do të vazhdojë te jetë në kontakt me Qeverinë e Kosovës, sepse sipas saj, ajo dëshiron që të shohë Kosovën të shënojë përparim.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:20
Deri kur Serbia do të sillet si fëmijë i llastuar? Von der Leyen is shmanget përgjigjes, Kurti: Nuk ka barazi pa reciprocitet

 

Presidentja e Komisioni Evropian Usula Von der Leyen pyetjes se edhe sa kohë Serbia do të vazhdojë të sillet si fëmijë i llastuar dhe viktime problemeve që krijon vetë, ka preferuar të mos i përgjigjet drejtpërdrejt.

Ndërkohë që Kurti ka theksuar se Kosova ka ofruar marrëveshje me kusht që të respektohet reciprtociteti.

“Ne do të donim që të mos ketë barrikada, e as të ketë sulme siç kanë qenë disa me elemente terroriste. Gjithashtu, duhet të jenë dhe kufitarët tanë aty jo forcat speciale. Këtë shtet e kanë njohur 22 shtete të BE, pavarësia e Kosovës është realitet. Sa më shpejt të pranohet kjo, do të jetë më e mirë për të gjithë ne. Serbët në Kosovë janë shumë respektues ndaj masave tona, por atje ka një kryetar që flet me gjuhën e viteve ’90. Unë jam i gatshëm të pranoj zgjidhjen e re që nënkupton gjithë përfshirjen dhe reciprocitetin. Nuk ka barazi pa reciprocitet. Unë kam ofruar një zgjidhje të tillë dhe ne si Republikë e Kosovës i largojmë tabelat e përkohshme dhe udhëtojmë normalisht. Duhet të kuptoni që 11 mijë makina kanë hyrë dhe asnjë polic s’ka bërë provokim. Ne nuk na intereson cili është nacionaliteti, ne na duhet barazia”, tha Kurti.

Ora 12:16
Presidentja e Komisionit Evropian: Dialogu, rruga e vetme për zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen ka thënë se është e shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Von Der Leyen ka theksuar se është jetike që të ndodh normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi.

“Është më rëndësi që të ecim përpara në rrugën evropiane dhe ka rëndësi jetike që të bëhet normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi. Jam shumë e shqetësuar me krizën aktuale. Është me rëndësi që të sh’tensinohet situata dhe të kthehemi në tryezën e negociatave për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme, dhe e vetmja mënyrë për këtë është përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, që është platforma e vetme për zgjidhjen e krizës aktuale ”, ka thënë Von Der Leyen.

Kryetarja e KE-së shtoi se ajo do të vazhdojë të bashkëpunojë me Kosovën sepse dëshiron të shoh progresin dhe përparimin e Kosovë

Ora 12:14
Kurti në konferencë me Von der Leyen: Serbia merr donacione nga BE, por mjete ushtarake nga Rusia

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur konferencë të përbashkët për media me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ku ka folur edhe për vendimin e qeverisë për targat. Kurti tha se Serbia merr donacione nga BE por vazhdon të marrë mjete ushtarake nga Rusia e Kina. Shefi i ekzekutivit tha se Serbia përfiton donacione dhe fonde nga BE-ja por vazhdon të militarizohet nga Rusia e Kina.

“ Në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje ne nuk kemi marrë ndonjë vendim të ri përveçse po e zbatojmë një marrëveshje të vjetër, fatkeqësisht Serbia u përgjigj me forcë duke grumbulluar forca ushtarake dhe mjete luftarake siç janë tanket dhe aeroplanët luftarakë të Rusisë. Fatkeqësisht ndodhemi në një situatë ku Serbia merr donacione nga BE-ja, dhe përkundër që i merr këto donacione pa zbatuar vlera do të duhej të demokratizohet e jo të militarizohet nga Rusia e Kina”, tha Kurti.

Ai tha po ashtu se sulmet në Zubin Potok janë pasojë e deklarata luftënxitëse të Vuçiç.

“Unë kam kërkuar që të dënohen sulmet në Zubin Potok e Zveçan pasi këto sulme erdhën pas deklaratave luftënxitëse të presidentit të Serbisë dhe pas demonstrimeve luftarake në kufi me Kosovën”, tha ai.

Ora 10:07
Osmani takon presidenten e Komisionit Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ky takim po mbahet i mbyllur për mediat, të cilat u lejuan të marrin vetëm disa foto në fillim të takimit.

Presidentja e Komisionit Evropian po qëndron në Kosovë për herë të parë, në kuadër të turit të saj Ballkanik.

Pas Osmanit, Von der Leyen do të takohet me kryeministrin Albin Kurti me të cilin do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët.

 

J.GJ.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty