Turi në Shën Gjergj, Veliaj inspekton rindërtimin e shtëpive: Politika më e mirë për të gjithë është puna; Nuk do të lëmë asnjë njeri pa shtëpi

Shën Gjergji ishte ndalesa e radhës e kryebashkiakut Erion Veliaj, në turin e tij në të 27 njësitë e Tiranës. Ai inspektoi kantieret e rindërtimit të 14 shtëpive që u prekën nga tërmeti në këtë zonë, ku siguroi familjet se ato do të përfundojnë brenda vitit.

“Arsyeja pse vij dhe i shoh është sepse dua të kuptoj nëse punohet me të njëjtat standarde dhe cilësi, si për një shtëpi në Farkë, si për një shtëpi në Kashar, Vaqarr, Ndroq, apo në Zallbastar e Shën Gjergj. Më vjen mirë që kemi ecur me punimet për 14 shtëpi që kemi këtu. Nuk do të lëmë asnjë familje jashtë, do të bëjmë të pamundurën që data 31 dhjetor t’i zërë në shtëpitë e reja”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë theksoi se politika më e mirë është puna dhe jo zhurma.

“Janë njerëzit ata që punojnë, jo ata që zgjohen në 11:00 për ‘gam-gam’. Kush punon, lë gjurmë e kujtohet. Politika më e mirë për të gjithë është puna. Ajo flet sa 100 fjalime bashkë. Kjo historia me të sharë, me të përçarë e ndasi, është e dalë boje që në vitet ‘90. Duhet të rrimë të fokusuar, nuk dua diskriminime të tipit: Jo është me ne, s’është me ne! Për sa kohë që s’i kemi diskriminuar tek pagesa, tek shtëpitë, tek investimet, tek bursat e tek do gjë tjetër, kjo është fryma që duhet të vazhdojë”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku zhvilloi edhe një bashkëbisedim me stafin dhe nxënësit e shkollës në Shën Gjergj. Ai vlerësoi punën e mësuesve, veçanërisht në këtë periudhë pandemie. Veliaj vizitoi edhe një rezervat të rritjes së troftës dhe një baxho, ku vuri theksin tek politikat që ndjek Bashkia e Tiranës për promovimin e agroturizmit.

Ndërkaq, ai u takua me përfaqësues të shoqatës së veteranëve të zonës, ku vlerësoi punën që bëhet për ruajtjen dhe përcjelljen e frymës patriotike tek të rinjtë.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg