SHKODER - Një turiste ka bërë një gjest të çuditshëm në Shkodër. Është ulur në anë të rrugës në trotuarë, siç persona të ndryshëm ulen për të kërkuar lëmoshë. Por në vend të lekëve për tu ushqyer, turistja e huaj kërkon para për të blerë birrë dhe bar (hashash).

Ajo është e ulur në një nga zonat më të frekuentuara në Shkodër dhe pa asnjë kompleks kërkon para që të blejë birra dhe hashash.

Në foto dallohen dy çantat e turistes, si dhe një gotë metalike ku qytetarët mund t’i dhurojnë para.