GJIROKASTER - Gjirokastra, është shndërruar në fokusin e mjaft grupeve turistike të organizuara nga kompani të ndryshme që operojnë suksesshëm në këtë fushë. Ditët e fundit favorizuar edhe nga koha e mirë, qytetin e mbrojtur nga UNESCO, e kanë vizituar grupe të shumta turistësh kryesisht perëndimorë, të cilët kanë shfaqur interes, për objektet që janë pjesë e historisë monumentale të qytetit të gurtë. Një grup turistësh austriakë, kanë qenë të parët që u orjentuan fillimisht për të vizituar kështjellën e qytetit si objektin më të vizitueshëm ndërkohë që sipas axhendës, vizitat kanë prekur edhe qendra të tjera historike. Ata kanë vlerësuar objektet e pasura të qytetit të cilat janë pjesë e historisë së tij.
Rritja e ndjeshme e frekuencës së turistëve të huaj në Gjirokastër, është vërrejtur edhe nga institucionet përgjegjëse që merren me menaxhimin e muzeumeve apo dhe objekteve të tjera që përbëjnë atraksion, për vizitorët e huaj. Nga ana e vet Bashkia e Gjirokastrës, ka marrë masat e nevojshme, për pajisjen e të gjithë vizitorëve me guidat përkatëse dhe me doracak informues për të gjitha objektet e vizitueshme
Vizitorët e huaj, për të shkuar në kështjellë, kalojnë përmes Pazarit Karakteristik ku nuk mungojnë artizanët të cilët reklamojnë punimet e tyre në gur dhe dru, pjesë të traditës vendase. Por këta të fundit, ngrenë shqetësimin se turistët për shkak të kohës mjaft të shkurtër në dispozicion për të vizituar qytetin, vetëm sa kalojnë duke hedhur vështrimin në shitoret e artizanatit, duke mos u afruar për të blerë qoftë edhe një objekt të vetëm.
Për ta, zgjidhja do të ishte vetëm nëse punimet e tyre, do të reklamoheshin në një aneks të dukshëm në kështjellën e qytetit ku vizitorët duke shfrytëzuar kohën që kanë, do të mund të tërhiqnin ato punime që janë më të pëlqyera për ta.
Gjirokastra, gëzon statusin e qytetit që mbrohet nga UNESCO prej tetë vjetësh dhe kjo është një pasaportë që favorizon kompanitë turistike, për të vendosur në axhendë, qytetin e gurtë. Me afro 40 mijë banorë, Gjirokastra si kryeqendra e jugut të vendit, sot përballet me dukuri të shumta, por në pesë vitet e fundit, ndryshimet në zonën historike kanë qenë të dukshme, kjo falë edhe përkujdesjes që kanë treguar autoritetet shtetërore, duke investuar gati 2 milionë USD.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com