Turistët dynden drejt resorteve shqiptare me kosto të ulët, ‘Financial Times’: Shqipëria është ‘Italia e vogël’

Turistët dynden drejt resorteve shqiptare me kosto të ulët, ‘Financial Times’: Shqipëria është ‘Italia e vogël’

Jugu i Shqipërisë

Sezoni turistik në Shqipëri po shënon momentalisht pikun e vizitave nga turistët e huaj, të cilët kanë bërë që këtë verë aeroporti ‘ Nënë Tereza’ dhe Porti i Durrësit të gumëzhijnë prej vizitorëve nga e gjithë bota.

Të tërhequr nga plazhet mesdhetare me çmime konkurruese, nga natyra e pacënuar që ofron shumë lloje të turizmit dhe sidomos nga mikpritja e ndjekur nga traditat dhe kultura pasagjerë të linjave ajrore në Shqipëri u dyfishuan në qershor krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Një lajm i mirë ky, për Shqipërinë e vogël dhe të varfër të Evropës, e cila ka luftuar për dekada për të hequr reputacionin e korrupsionit dhe krimit të organizuar që ka shtyrë qindra mijëra shqiptarë të emigrojnë.

Tanimë, vendi po gëzon një ringjallje ekonomike pjesërisht për shkak të një bumi turistik, ku shumë pushues në Shqipëri vijnë nga Italia fqinje.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, bëri një vizitë të papritur në Shqipëri këtë javë, duke iu bashkuar mijëra pushuesve verorë që kanë zgjedhur vendin ballkanik, për shkak të çmimeve në rritje të Italisë dhe motit ekstrem.

Melonit mori pjesë në një darkë të organizuar nga kryeministri Edi Rama.Meloni zgjodhi një rrugë me kosto të ulët, duke marrë një traget nga rajoni jugor italian i Puglias, ku ishte me pushime me familjen e saj për në portin shqiptar të Vlorës.

Përveç çmimeve të fryra, valët e të nxehtit, zjarret në jug dhe stuhitë veriore kanë çuar të gjitha në anulime të fluturimeve këtë verë.Ndërsa çmimet janë rritur në Itali, turistët ndërkombëtarë janë joshur nga kostot më të ulëta shqiptare për çdo gjë, nga akomodimi në hotel deri te restorantet dhe shezlongët.

Sakaq, gjendur në rrethana të tilla Shqipëria u bë ‘magnet’ për turistët e huajt.

Mediat tradicionale në Itali e kanë cilësuar gjithashtu Shqipërinë si destinacionin “it”, duke lavdëruar plazhet e saj me rërë fildishi si “Karaibet e Evropës”.

Agjencia Federale e Statistikave të Gjermanisë zbuloi së fundmi çmimet e restoranteve dhe hoteleve në Shqipëri ishin 56 për qind më të ulëta se ato të Gjermanisë – duke e bërë atë destinacionin më të lirë të pushimeve në Evropë.

Midis vizitorëve ishte Nicolas Ferrero, një prodhues 28-vjeçar protezash nga qyteti portual i Rimini në Italinë veriore. Ai e përshkroi udhëtimin me traget si “kaos” me shumë britanikë, italianë dhe shqiptarë në bord. Kur mbërriti në resortin e Sarandës pranë kufirit grek, plazhi ishte i mbushur plot me italianë. “Ishte Italia e vogël,” tha ai.

Ferrero tha se prej kohësh donte të vizitonte vendin, pasi u rrit në një komunitet që përfshinte disa emigrantë shqiptarë. Meqenëse ai “tashmë kishte parë pjesën më të madhe të Italisë”, kjo ishte një kulturë dhe kuzhinë e re për t’u eksploruar. Një bonus është se shumë shqiptarë flasin italisht.

Disa blogerë udhëtimesh italiane kanë promovuar gjithashtu udhëtime në Shqipëri, vetëm një “shëtitje me traget të lirë” larg.

Një udhëtim vajtje-ardhje nga Bari në Durrës kushton rreth 100 euro. Udhëtimet e kthimit nga Roma ose Genova në ishullin italian të Sardenjës mund të kushtojnë dy herë më shumë.

Ferrero pagoi 360 euro për një javë në një apartament me katër dhoma gjumi në Sarandë, i cili ishte “bazik, por i bukur”, dhe një pjesë e vogël e asaj që do të paguante në bregdetin italian.

Ministri italian i Bujqësisë, Francesco Lollobrigida – kunati i Melonit, i cili iu bashkua kryeministres në Puglia – kritikoi së fundmi përpjekjet e Shqipërisë për të konkurruar me Italinë në turizëm.

“Është e qartë se ka vende të tjera në bregdetin e Adriatikut që duan të jenë Puglia, por ajo që mund të gjeni këtu nuk mund të gjendet diku tjetër,” tha ai.

Rama ndërkohë ka kërkuar të forcojë lidhjet me Italinë përtej turizmit.

Një fushatë e propozuar “Made in Italia-Albania” synon të ndihmojë Tiranën të nxjerrë certifikatat e vajit të ullirit dhe verës sipas standardeve të BE-së. “Është një qëllim përfundimtar,” tha një zëdhënës i Ministrisë së Bujqësisë. Asnjë datë nuk është konfirmuar për nisjen e tij.

Një zgjerim i shpejtë i resorteve përgjatë bregdetit shqiptar si në fshatin Palasë, në Vlorë, ka shkaktuar polemika, me shtëpitë tradicionale që i hapin rrugë hoteleve të mëdha, gjithëpërfshirëse, aksionerët më të mëdhenj të të cilëve janë shpesh politikanë.

Ferrero vuri në dukje se apartamenti i tij i pushimeve në Sarandë ishte gjysmë i ndërtuar, si shumë hotele të tjera. “Dukej se ata nuk ishin gati për bumin e turizmit,” tha ai. “Puna sezonale nga Bangladeshi ka adresuar mungesat e fuqisë punëtore në zhvillimet bregdetare, por në brendësi infrastruktura e vjetëruar po rënkon”.

Megjithatë, Ferrero tha se po mendonte të blinte një shtëpi pushimi në bregdetin shqiptar për një të tretën e çmimit, se sa për një pronë të ngjashme në vendin e tij. Mosmarrëveshjet e ngatërruara mbi pronësinë e tokës mund të përbëjnë një problem, por Ferraro tha se çdo çështje nuk mund të jetë shumë më e keqe se burokracia italiane.

Filippo de Miccolis Angelini, i cili drejton një hotel në Puglia, tha se italianët duhet të përfitojnë nga lidhjet e transportit shqiptar të Barit për të rritur ardhjet në Italinë më të varfër jugore. Përhapja e turistëve në të gjithë Adriatikun mund të bëjë që të përfitojnë të gjithë, tha ai. “Është e gabuar të dërgosh mesazhin se Shqipëria është e lirë,” vijon. “Rrëfimi duhet të jetë rreth kulturës, aventurës, autenticitetit”.

Duke iu referuar një rruge të lashtë të ndërtuar nga romakët kur Shqipëria ishte pjesë e perandorisë së përhapur, de Miccolis Angelini tha: “E jona mund të jetë një ofertë e përbashkët – bëjeni Via Egnatia përsëri të madhe”.Marrë nga Financial Times

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edmond (koder rreshen): 16/08/2023 18:03

    Shqiperia esht Italia e vogel ! Kush po ja mohon Identitetin Shqiperis,kush kerkon te ul vleren edhe moton e Shqiptarit TI SHQIPERI ME JEP NDER ME JEP EMRIN SHQIPETAR ?!

    Përgjigju
  • Tirona: 16/08/2023 17:16

    Ore mir boni që po i boni rreklamë Shqipnisë por për çmimet mos ja mysni kot. Jeni më lart se Spanja,Portugalia e më shtrenjt se 1 pjesë e Italisë.Me Grekun nuk krahaaohemi fare..vite drritë larg. 1100€ super ven në Barcelonë çdo gjo e përfshime,shishe vere në çdo vakt ,pishin,plazh e ça të doj zemra.Te ne 1200€ se di sa mund të shtysh në Jug.

    Përgjigju
  • Mikpritja: 16/08/2023 17:09

    Mikpritja shqiptare eshte pika shume e forte dhe vende te bukura plot histori , besoj nuk eshte qudi ne 2024 te kemi 12-14 mil turiste perfshire male det e liqen dhe vendet historike, duhet te synohet tregu bitanik gjerman dhe Nordic por edhe belgjike dhe holande si turiste shume perlqyer nga cilesia dhe pagesat! Europa dhe bota Po njeh shqiperine , per mendimin tim shteti duhet te financoje me shume biznese prodhuese turizmi , bujqesie si prodhim perimesh , ferma etj qe ky fluks te kete ndikim pozitiv tek prodhimet e vendit, edhe vaji ulliri vendas ka treg nese kane numer turistash te madh ne shqiperi … lajm shume i mire shqiptaret e meritojne, pune ka per te gjithe dhe besoj e meriton Shqiperia …

    Përgjigju
    • Eri: 16/08/2023 18:11

      Dyshoj....sepse cmimet jane me te larta se po te pushoja ne Itali apo Slloveni we I kam afer...pagova 250 euro nata pa mengjes....

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës