'Turistët europianë dëshirojnë të kthehen në Shqipëri', Soreca në Sarandë: BE jep 40 milion euro për turizmin

Në kuadër të javëve europiane, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, u ndal sot në qytetin e Sarandës.

Turizmi ishte në fokus të takimit të tij me kryetarin e Bashkisë, Adrian Gurma dhe operatorët turistikë. Ambasadori bëri me dije se 40 milion euro do të jetë financimi i BE-së për turizmin  ne bashkepunim me EBRD.. Soreca u shpreh se Shqipëria dhe Saranda kanë potencial të madh por ajo që mungon është koordinimi i të gjithë aktorëve të turizmit të një të vetëm.

"Jemi pothuajse në fund të  Javëve të Europës 2021. Kemi ardhur në Sarandë dhe kjo përkon dhe me çeljen e sezonit turistik. Europa është këtu sepse këtu është Europë. Turistët europianë dëshirojnë të kthehen në Shqipëri. Shpresojmë që me situatën pas pandemisë dhe sidomos me vaksinimin  gjërat të shkojnë shumë më mirë dhe të ketë një nivel edhe më të lartë të asaj që ka qenë normaliteti në të shkuarën. Sot kemi pasur mundësinë të shkëmbejmë mendime dhe ide me operatorë turistikë të kësaj zone. Jo vetëm për periudhën afatshkurtër, por edhe për më afatgjatë, për sezone të tjera në të ardhmen.   

Nëse shikoni rrrjetin tim social, e keni parë që jam bërë një ambasador i turizmit në Shqipëri për bukurinë që ofron Shqipëria, që miqtë e mi të vijnë këtu sepse miqtë e mi europianë duhet të vijnë këtu. Turistët europianë janë të interesuar për Shqipërinë,  sepse potenciali i Shqipërisë është i mrekullueshëm dhe i madh.  Ajo që ju duhet është bashkërendimi dhe koordinimi i të gjithë aktorëve që turizmi të jetë një aset, një pasuri afatgjatë dhe të zgjasë. BE po ndihmon, ne do të japim 40 milionë euro për turizmin së bashku me BERZH. Kushti i parë është që turizmi të jetë i gjelbër", tha ai.

Me hërët ambasadori u prit në Bashkinë e Sarandës ku u prezantua me qytetin.

/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë