SHKODER- Pas deklaratave të drejtorit të përgjithshëm të Emergjencave Civile Shemsi Premçit për nisjen e procedimit penal ndaj drejtuesve të rrugëve rurale dhe nacionale në Shkodër, ka ardhur edhe reagimi i kreut të këtij institucioni, Dedë Tonaj. Premçi kërkoi procedim penal, pasi sipas tij drejtuesit e Drejtorisë Rrugore Rajonale dhe Rurale kanë treguar mungesë përgjegjësie në punë për zhbllokimin e 8 turistëve dhe 6 banorëve në Qafë Thore, në aksin Bogë-Theth në Malësi të Madhe.
 
Drejtori i Rrugëve Rurale Shkodër, Dedë Tonaj e ka cilësuar si show mediatik zhbllokimin e francezëve, ndërsa theksoi se deklaratat për procedime penale nuk qëndrojnë, pasi nuk është konsumuar element penale.
 
Ditën e djeshme, për disa orë 8 turistë francezë dhe 6 banorë të Thethit mbeten të bllokuar në “Qafë Thore” si pasojë e reshjeve të dëborës dhe ortekëve, ndërsa vetëm ndërhyrja e Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile bëri të mundur zhbllokimin e turistëve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)