Turistë nga Ukraina dhe Bjellorusia kanë mbërritur në bregdetin e Vlorës përmes udhëtime me charter. Ata po qëndrojnë në hotele të ndryshme të zonës, ndërsa këtë të premte ndërmorën një udhëtim me anije drejt ishullit të Sazanit, shpellës së Haxhi Alisë e Karaburunit.
Turistët e huaj tregojnë se zgjodhën të vijnë në Shqipëri të nxitur dhe nga miqtë e tyre që kanë qenë vitet e kaluara. Pushimet i kanë planifikuar 7 ditë dhe deri më tani janë me përshtypje të mira.
"Vij për herë të parë këtu. Kam parë Vlorën dhe tani po shkoj për Sazan-Karaburun. Do të qëndroj 7 ditë, më pëlqen shumë ky vend. Më i bukuri në Shqipëri", tha një turiste
"Unë jam nga Ukraina jam shumë e gëzuar që po pushoj këtu, me njerëz miqësor dhe plazh të mrekullueshëm", shprehet një turiste tjetër.
"Kam ardhur me gruan dhe djalin. kam udhëtuar në shumë vende, por Shqipëri është dashuri. Vlora dhe riviera shqiptare më të mirat", thotë një turistë.
Por ka nga ata turistë që shprehin edhe kritika sa i përket ndotjes dhe trafikut në rrugë.
"Unë vij në Shqipëri për herë të parë më pëlqen, ju keni natyre te bukur me det dhe male, por vendi është shumë i pisët, rrugët dhe lagjet. Po kështu lëvizja e makinave është një kaos", tha një turistë nga Ukraina.
Turistët nga vendet e Lindjes dhe ato të Ballkanit janë të vetmit që po vijnë në Shqipëri në këtë kohë pandemie.
I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
71.2%
-
Jo
25.5%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1727
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët
10 Janar, 14:22
-
Zbardhet misteri i vajzës në 'Astir'! Haluçinacione nga droga?! 5 djemtë me armë e kyçën në apartament të qetësohej, 21-vjeçarja njoftoi policinë
10 Janar, 10:49
-
Aksident në Vlorë-Fier, makina përfundon në kanal, çifti i bashkëshortëve dërgohen me urgjencë në spital
10 Janar, 10:15
-
VKM/ Plator Nesturi emërohet Prefekt i qarkut të Vlorës
9 Janar, 20:27
-
Sarandë/ Kundërshtuan punonjësit e policisë, arrestohet 32 vjeçari, në kërkim i riu tjetër
9 Janar, 13:26
-
(Vetë) Vrasja e elitave
9 Janar, 11:56
-
U rrah barbarisht në berberhane, flet i dhunuari: Autorët të maskuar, s'i njoha! Policia akuzon biznesmenin Tur Koçeku si organizator! Pronar i disa bizneseve
9 Janar, 11:19
-
NJË NGA NE/ Vlonjati i verbër që mban familjen me punën si DJ: Nëse ngulmojmë, jemi më të aftë se një person normal!
8 Janar, 21:46
-
‘U luftua korrupsioni!’ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit! Do identifikohen kufizimet që pengojnë rritjen ekonomike
8 Janar, 16:39
-
Gaxhai, rivali i Zani Çaushit, del nga burgu për disa orë leje për varrimin e së motrës
8 Janar, 13:23
-
Vlorë/ I vodhi me dhunë çantën një të huaje, në pranga 17 vjeçari
8 Janar, 12:13
-
Video e dhunës barbare ndaj 48 vjeçarit në një berberhane në Tiranë! Biznesmeni Tur Koçeku e 5 nga fisi akuzohen se morën hak për sherrin e bujshëm në Palasë
8 Janar, 10:05
Kur vjen puna me u anku për qeverinë shqiptari është kampion bote por kur është puna me ba detyrën tonë edhe për mirëqenien tonë në shmangim çdo përgjegjësi. Është e turpshme të shikosh plehra gjithkund edhe aty ku ekzistojn kosha, për makinë jena si në Azi
PërgjigjuFIKS !!!!! Injorati me i madh, del si me i dituri.
Nuk keni faj ju o turiste ,,e kemi ne deje zhulin ne shqiptaret...
PërgjigjuPropozim: bashkia e Vlores te financoje ekskursione te punonjesve te saj dhe pse jo edhe te vlonjateve qe te shkojne ne Korce e te shikojne se çfarê është pastërtia.
PërgjigjuRruget i kemi te pista siç kemi dhe shtepite te pista. Dikush me siper permend Korcen. Shikoni shtepite e korcareve sa te pastra jane, shikoni edhe korcaret sa paster e me rregull vishen. Po ashtu kane edhe qytetin ne Korce. Eshte turp e faqe e zeze qe te thote nje ukrainase se ato qe ju ka dhene natyra jane mrekulli ndersa ato qe beni ju njerezit jane pisllek e palavi.
PërgjigjuKemi vend te mrekullueshem, por eshte e drejte ajo qe tha nje nga turistet... Duhet ta mbajme paster. Gruaja ime prej 2 javesh eshte me femijet ne Durres... I njejti konstatim, nuk mbahet paster dhe trafik I padisiplinuar. Korca eshte shume me mire, perse ata po dhe qytetet e tjera jo? Le te mesojne nga Korca! Duam ta shohim gjithe Shqiperine si nje lule te bukur, mundesite jane, te edukojme femijet gjithe shqiptaret me qytetarí. Kjo eshte Europa jone.
Përgjigju