Turistët rus u akomoduan ditën e ngjarjes në hotelin në Qerret,  Ambasada ruse pritet të sjellë ekspertë të saj

Turistët rus u akomoduan ditën e ngjarjes në hotelin në Qerret,  Ambasada ruse pritet të sjellë ekspertë të saj

Grupi i turistëve rusë mbërriti të dielën e kaluar në vendin tonë, ndërsa kanë vizituar disa pika turistike. Prenotimin në hotelin e Qerretit e kanë bërë më herët, ndërkohë akomodimi është bërë ditën e ngjarjes. Viktimat kanë përdorur SPA dhe pishinën dhe më pas suanën ku u gjetën dhe të vdekur.

Asfiksia mbetet ende dyshimi kryesor  që u mori jetën 4 turistëve rusë, por dyshohet se ata kanë konsumuar edhe pije alkoolike që mund të kenë dhënë reaksion gjatë qëndrimit të gjatë në suana.

Trupat e pajetë ndodhen në morgun në Tiranës. Hetuesit kanë marrë mostra nga pishina dhe SPA, ku do të kryhen një sërë testesh për kushtet e ambienteve. Ndërkohë që ambasada ruse ka çuar një përfaqësues të saj për të ndjekur ngjarjen dhe pritet që të vijnë edhe ekspertë rusë.


Lajmi kryesor:

Vdekja e 4 turistëve rusë në Qerret plot mister, mediat ruse: Gruaja nuk mund të hynte në sauna, ishte me kancer! Të afërmit: Asnjë nuk konsumonte drogë! Të hënën raporti paraprak


M.Q./I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja