-
Vdekja e mistershme e 4 rusëve në Qerret, pala ruse pa përgjigje për letërporosinë! Prokuroria e Durrësit dyshon se s’janë marrë me çështjen
Prej gati 1 vit e gjysmë ende nuk ka një zhvillim konkret apo ndonjë detaj shtesë lidhur me vdekjen e mistershme të 4 turistëve rusë, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkova, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe në resortin “Gloria” në Qerret të Kavajës.
28 Maj 2023, 11:43 -
Ushtria zbarkon te hoteli ku vdiqën 4 turistët rusë në Kavajë! Eksperiment për të zbuluar shkakun që solli vdekjen
Sot ambientet e hotel “Gloria” në Qerret të Kavajës ishin plot, por këtë herë jo me turistë por me ushtarë, policë dhe prokurorë. Policia e shtetit, prokuroria e Kavajës dhe shërbimet inteligjente të ushtrisë shqiptare janë duke kryer një eksperiment hetimor në ambientet e saunës ku u gjetën pa jetë 4 rusët.
10 Dhjetor 2021, 14:08 -
Vdekja e 4 turistëve rusë në Kavajë, ushtria zhvillon të premten eksperimentin hetimor! Klori apo dyoksidi karbonit? Ende mister agjenti kimik që solli vdekjen
Duke nisur nga e premtja policia e shtetit, prokuroria e Kavajës dhe shërbimet inteligjente të ushtrisë shqiptare do të kryejnë eksperimentin hetimor në ambientet e saunës në hotel “Gloria” në qerret ku u gjetën pa jetë 4 rusët.
5 Dhjetor 2021, 10:34 -
Kronikë
Vdekja e 4 turistëve rusë në Kavajë, prokuroria kërkon ndihmën e ushtrisë! Do të bëhet eksperiment për agjentë kimikë! 1 muaj e gjysmë pas ngjarjes ende s'ka të dyshuar
Vdekja e 4 turistëve në Kavajë është cilësuar si vrasje nga organi i akuzës, por pavarësisht kësaj kur kanë kaluar më shumë se një muaj e gjysmë ende nuk ka një të dyshuar. Kjo i ka detyruar institucionet që të kërkojnë ndihmën e ushtrisë.
29 Nëntor 2021, 15:00 -
Kronikë
Vdekja e 4 turistëve rusë/ Pas më shumë se një muaji hetime për vrasje, Prokuroria e Kavajës asnjë të dyshuar, ende mister shkaqet
Vdekja e 4 turistëve në Kavajë është cilësuar si vrasje nga organi i akuzës, por pavarësisht kësaj kur kanë kaluar më shumë se një muaj, Prokuroria e Kavajës nuk ka asnjë person të shpallur në kërkim. Vdekja e tyre vijon që të mbetet mister, ndërkohë që hetimet për zbulimin e shkaqeve që çuan në humbjen e jetës së tyre po vijojnë ende dhe ende nuk është nuk ka një përfundim zyrtar.
25 Nëntor 2021, 17:20 -
Kronikë
Vdekja e 4 rusëve në Qerret, Shefi në Krimet e Rënda për Report Tv: Gjendja e mushkërive të tyre na tregon për asfiksi! Ishin njerëz të thjeshtë, vëmendje maksimale hetimeve
Josif Shtëmbari, shef sektori në Drejtorinë e krimeve të rënda në Policinë e Shtetit, ka dhënë detaje dhe informacione të reja mbi ngjarjet e fundit kriminale që kanë tronditur opinionin publik në vend. Vrasja e turistëve rusë, grabitja e biznesmenit në Nikël të Fushë-Krujës dhe vrasja e Demir Backës në Fier janë 3 ngjarjet më të rënda të javëve të fundit.
28 Tetor 2021, 14:28 -
Kronikë
Vdekja e turistëve rusë, analizë ujit edhe në një privat të njohur ndërkombëtarisht! Mjekësia Ligjore nxorri si shkak helmimin, por mbetet mister nga çfarë
Ka ose jo elementë helmues në ujin e pishinës ku humbën jetën katër turistët rusë, do të analizohet edhe nga një laborator privat i akredituar në vend. Mësohet se Ministria e drejtësisë ka kërkuar nga mjekësia ligjore informacion të përshpejtuar mbi shkaqet e vdekjes së turistëve rusë, ndërsa policia shkencore nuk ka arritur që të hapë aparatet celularë të rusëve për të mësuar bisedat e tyre.
25 Tetor 2021, 15:12 -
Kronikë
U gjetën të vdekur në hotelin në Qerret, tërhiqen nga i biri i familjes trupat e 4 turistëve rusë në morgun e Tiranës! Ambasada ruse: Do kryejmë ekspertizë mjeko-ligjore në Rusi
Trupat e 4 rusëve që humbën jetën në hotel ‘Gloria’ në Kavajë janë tërhequr ditën e sotme nga morgu i Tiranës, nga i biri i 3 familjarëve Burenkov, Alexandër.
22 Tetor 2021, 11:35 -
Kronikë
Vdekja e turistëve rusë, punonjësi i pishinës: Kam hedhur vetëm një gotë klor! Guida: Kanë konsumuar të njëjtat ushqime si të gjithë! Çfarë u pa në kamerat e sigurisë
Dëshmitë e personave kyç nuk kanë ndihmuar grupin hetimor në zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 4 turistëve mbrëmjen e 15 tetorit, në hotelin me 5 yje "Gloria" në Qerret të Kavajës.
21 Tetor 2021, 18:59 -
Kronikë
Hetimet për vdekjen e rusëve në pikën zero! Grupi Hetimor mori gabim mostrat e ujit dhe të klorit, ISHP i kthen mbrapsht! Kthimi i trupave peng i hetimeve
Një javë nga vdekja e misterioze e 4 turistëve rusë në Shqipëri jo vetëm që nuk është zbuluar shkaku, por hetimet kanë shkuar në pikën zero. Kjo për faktin se Instituti i Shëndetit Publik ka kthyer mbrapsht provat e prokurorisë e policisë pasi mostrat e ujit e klorit janë marrë jo në përputhje me ligjin.
20 Tetor 2021, 16:09 -
Kronikë
Kryehetuesi i Rusisë merr në dorë çështjen! Misteret e vdekjes në Qerret të 4 turistëve, trupat i tërheq djali i familjes
Rusia ka angazhuar për vdekjen e 4 turistëve në Shqipëri, kreun e Komitetit Hetues, për të marrë çdo informacion nga autoritetet shqiptare që hetimet i kanë nisur për vrasje.
19 Tetor 2021, 08:32 -
Kronikë
Vdekja misterioze e 4 turistëve rusë, Prokuroria e Kavajës regjistron procedim penal për vrasje
Katër turistët rusë që humbën jetën në një hotel në Qerret dyshohet se janë helmuar dhe prokuroria ka nisur hetime për vrasje. Nga ana tjetër mjeksia ligjore përjashton të ketë shenja dhune në trupin e viktimave dhe burime për ReportTv thonë se ekspertët janë në pritje të analizave toksikologjike. Megjithatë, vdekja e turistëve që fillimisht u tha se u gjetën në sauna dhe më tej në pishinën dimërore, mbetet ende mister.
18 Tetor 2021, 11:05 -
Kronikë
Bie versioni i asfiksisë në sauna, shtohen misteret e vdekjes së 4 turistëve rusë në Qerret, u gjetën pa jetë në pishinën dimërore! Prokuroria e Kavajës: S'kanë shenja dhune! Pse policia gënjeu?
Katër turistët rusë, pjesë e njëjtës familje janë gjetur të pajetë në ambientet e pishinës dimërore në resortin 'Gloria' në Qerret dhe jo në sauna, ndryshe nga sa deklaroi policia e shtetit fillimisht. Prokuroria e Kavajës sqaroi për Report Tv se në trupin e viktimave s'ka shenja dhune ndërsa asnjë prej tyre s'është gjetur i asfiksuar brenda saunës. Ndër provat e grumbulluara prokuroria ka marrë pamjet filmike të hotelit, listën e pushuesve si dhe mostrat e ujit nga pishina dimërore.
17 Tetor 2021, 12:23 -
Kronikë
Vdekja e 4 turistëve rusë në Qerret plot mister, mediat ruse: Gruaja nuk mund të hynte në sauna, ishte me kancer! Të afërmit: Asnjë nuk konsumonte drogë! Të hënën raporti paraprak
Një familje ruse, prindërit me vajzën dhe dhëndrin u gjetën të vdekur, brenda një saune në hotel "Gloria" në Qerret të Kavajës, ku dyshohet se janë asfiksuar. Trupat e pajetë janë gjetur nga recepsionistja e hotelit, e cila dëshmoi se i ka thirrur disa herë por nuk i janë përgjigjur.
16 Tetor 2021, 09:34 -
Kronikë
E rëndë në Qerret/ 4 turistë rusë, të afërm me njëri-tjetrin, gjenden të vdekur brenda në sauna në një hotel me 5 yje, u asfiksuan! Prej një jave ishin në Shqipëri (EMRAT)
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte, ku 4 turistë, 2 burra dhe 2 gra, janë gjetur të vdekur, brenda një saune në hotel "Gloria" në Qerret të Kavajës. Për këtë ngjarje të rëndë është njoftuar edhe Ambasada Ruse.
15 Tetor 2021, 23:04