Turisti nga SHBA nuk i bindet urdhrit të policisë në Sarandë, tenton të largohet me gomone! Gjobitet me 50 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti për 30 ditë

Turisti nga SHBA nuk i bindet urdhrit të policisë në Sarandë, tenton të largohet me gomone! Gjobitet me 50 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti për 30 ditë

Foto ilustruese

Një pushues me origjinë nga Saranda që jeton në Florida duket se ka ardhur për pushime në Shqipëri, por nuk i respekton urdhrat e forcave blu. Këtë e tregon më së miri veprimi i tij i fundit pasi nuk iu bind punonjësve të policisë Kufitare në Sarandë për kontrollin e dokumentacionit të mjetit lundrues gomone.

Gjatë patrullimit në gjirin e Sarandës, në vendin e quajtur “Kanali i Çukës”, shërbimet e policisë kufitare kanë ndaluar për kontroll dokumentacioni një mjet lundrues tip gomone, pronari i identifikuar si M. M., 61 vjeç, do të vihet nën hetim në gjendje të lirë pasi nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet. Për këtë arsye u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë të rinj, si dhe iu bllokua mjeti lundrues për 30 ditë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. M., për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 11/08/2022 20:43

    Ky eshte nga ata qe thone "S'behet Shqiperia mer lla". Fluturon me presh se banon ne FL. Nderkohe qe po t'i beje ne FL keto filma, e rrasin brenda. Sarandiotet jane te urte, po ky eshte ndonje kokederr laberie, jo ne Florida te jetoje, por edhe ne Hene.

    Përgjigju
  • Vin: 11/08/2022 17:43

    Po ça turist nga usa leshi derr shqiptari esht sado te ket pas amerikan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut