Mbasditen e sotme një turiste austriake ka telefonuar në Policinë e Shtetin dhe ka thënë që ka humbur rrugën kur është ndarë bga grupi i saj për të bërë një shëtitje në fushën e sportit në Llogara.

Menjëherë kanë nisur kërkimet për Adelhat Wolper nga policia e Vlorës, zjarrëfikësit, dhe Inspektoriati Pyjor por ende pas 5 orësh nuk ka asnjë shenjë nga 45 vjeçarja austriake.

Ndërkohë që vijojnë kërkimet për pyllin e Llogarasë, në terren ka shkuar për të kordinuar operacionin Drejtori i Policisë së Vlorës.

Mëngjesin e sotëm turisti francez Bruno Bony 59 vjeç, është gjetur i vdekur në një hotel në Krujë, i cili dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.