Një turiste paraguaiane u hodh në Fontana di Trevi në Romë, një lëvizje e guximshme, por me rezultat aspak të këndshëm.
29-vjeçarja arriti vetëm të pllaquritej paksa para se të ndërhynte personeli i sigurisë për ta nxjerrë nga shatërvani.
Partneri i saj filmoi gjithë ngjarjen. Videot më pas u shpërndanë në rrjetet sociale, ku menjëherë tërhoqën vëmendjen e përdoruesve.
Turistes iu vendos një gjobë prej 450 eurosh për shkeljen e rregullave që mbrojnë dekorin urban dhe një nga monumentet më të vizituara të kryeqytetit.
Videot që kanë qarkulluar kanë grumbulluar mijëra shikime në TikTok, por përdoruesit e kanë quajtur sjelljen e saj “fyese” dhe “mungesë respekti ndaj trashëgimisë kulturore.”/Rai
?? Woman got €500 fine & administrative ban from the monument area for swimming in the Trevi Fountain, Rome, Italy
— Lord Bebo (@MyLordBebo) May 29, 2026
She definitely wasn't thinking about the 264y.o. Carrara marble stone or the crowds that would also love to swim in it...
Her husband tried to deal with the Roman… pic.twitter.com/8CyTFeV86J
Komente









