'Turistët më shumë të rinj', Rama në Dardhë: Pandemia ndihmoi shumë njerëz të njohin Shqipërinë! Analistët dinin vetëm të merrnin avionin

Kryeministri Edi Rama vijon turin e vizitave në Korçë, ku ditën e sotme është ndalur në Dardhë te një familje që pret turistë.

Gjatë bashkëbisedimit me familjen Tasho, Rama tha se pandemia ndihmoi njerëzit që të njohin Shqipërinë. Këtu ka ironizuar edhe analistë e opinionistë për të cilët tha se ishin mësuar të merrnin avionin e të largoheshin por këtë vit ka ndodhur e kundërta pasi kanë vizituar bukuritë shqiptare dhe janë mahnitur.

“Pandemia ndihmoi shumë njerëz që të njohin Shqipërinë se i shohin nga televizori. Në televizor del 1 që thotë s’kam punë. S’dua të përmend emra një personalitet shqiptar që jeton jahstë e takoj në përmet dhe kishte ardhur me familjen atje gjatë kohës së verës që skishte ku shkonte.

Po sa e bukur qenka Shqipëra më thotë. Shyqyr që ra COVID tha e po shoh Shqipërinë  po mahnitem. Se kishte parë kurrë Përmetin. Fevziu, tashi e zbuloi Shqipërinë ai e bën emisioni, sa e bukur Gjirokastra, Vlora. Janë bërë janë bërë i thashë po  ti me përgjime mbete. Zbuluan Shqipërinë opinionistët, analistët se gjëja e parë ishte merr avionin dhe ik. Jam akoma në moshën që ec pa u mbajtur apo të dukem si i lodhur (batuta e Ramës pasi njëri nga anëtarët e familjes i tha të mbahej teksa zbriste tatëpjetën me borë)”, tha Rama,

Familja Tasho tha se së fundmi turistët më shumë kanë qenë të rinj, të grupmoshës deri në 30 vjeç.

“Grupmosha e turistëve tani më e madhja është deri në 30 vjeç, janë më shumë të rinj”, tha ai.

Nga Dardha, Rama ka bërë dhe premtime duke thënë se një hotel “me 5 yje në Valbonë do mbarojë shpejt”, tha Rama.

Mëngjesin e ditës së sotme Rama zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarë të Korçës ku tha se Shqipëria duhet të shikojë në 3-4 vitet e ardhshme për tregje për tregtimin e mishit, dhe për këtë nuk është e detyruar të presë BE-në domosdoshmërisht, sepse ka tregje të tjera. Mundësitë sipas tij janë tregje të mëdha që nga Turqia në Lindjen e Mesme. Rama foli edhe për vaksinimin, teksa tha se të hënën nis furnizimi me vaksinën anti-COVID nga Pfizer.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:40
'Është një investim i zgjuar', Rama dhe Peleshi inspektojnë punimet në rrugën Miras-Arrëz: Do të ndihmojë në zhvillimin e turizmit

 

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga drejtuesi Politik i PS-së në Qarkun e Korçës, ministri Niko Peleshin ishin ditën e sotme duke inspektuar punimet që kanë nisur në rrugën e re Miras - Arrëz.

Kjo rrugë sipas Peleshit dhe kreut të qeverisë do të jetë një tjetër segment i planit të zhvillimit strategjik të turizmit në qarkun e Korçës.

Peleshi ndër të tjera tha se kjo ishte një rrugë shumë e kërkuar nga banorët, duke theksuar se do të ndërtohet me standarde të pazakonta për rrugët rurale.

'Kjo është një rrugë që ka qenë e shumë kërkuar dhe ka qenë gangrenë për shumë vite. Është rruga që lidh Mirasin me Arrëzën. Kjo rrugë është 8.5 km dhe bëhet me një standard të pazakontë për rrugët rurale, i ka të gjitha komponentët dhe është më standarde shumë të larta. Na çon deri në Arrzë dhe siç e tha ka dy degëzime ku pa ndërprerë puna do të lidhen gjithë këto fshatra të kurorës së Devollit të sipërm.'- tha Peleshi.

Ndërkohë kreu i qeverisë Edi Rama tha se ato kanë investuar në mënyrë të zgjuar duke vlerësuar në radhë të parë prodhimin dhe potencialin e rritjes së prodhimit dhe nga ana tjetër potencialin turistik, pasi këto të dyja janë kryesore për të bërë zgjedhjen se ku duhet të investojmë.

'Ajo që kemi biseduar me Nikon është që qoftë në këtë qark dhe në përgjithësi ne, ndryshe nga sa thonë ato që ndjekin në mënyrë spontane aktivitetin e punëve publike, ne kemi investuar, jo pak në rrugët e fshatrave. Ndryshe nga sa është bërë më para kemi investuar në mënyrë të zgjuar duke vlerësuar në radhë të parë prodhimin dhe potencialin e rritjes së prodhimit dhe nga ana tjetër potencialin turistik, pasi këto të dyja janë kryesore për të bërë zgjedhjen se ku duhet të investojmë. Atë mundësi që kemi pasur i kemi shfrytëzuar për të rritur mundësitë. Në punën që po bëhet në rrugët e fshatrave është shumë e qartë panorama se ku duhet të arrijmë. Çështja është se çfarë rruga do të sjell për ta, për ekonominë e zonës dhe për ekonominë kombëtare më pas. Është për tu nënvizuara se shtrirja e infrastrukturës në funksion në një oferte turistike është thelbi i kësaj historie.'- tha Rama.

Po ashtu ministri Peleshi shtoi në fund se ky është vërtetë një investim i zgjuar pasi, është nië investim publik që do të zgjojë investime të mëdha private dhe do të zhvillojë turizmin.

"Investime të zgjuara dhe unë ju siguroj se kjo është vërtet një gjë e zgjuar. Kritzerët mund të thonë se si investohen 2.6 miliardë lekë për të çuar rrugën në një fshat si Arrzëza, por ne e dimë se është një investim publik që do të zgjojë investime të mëdha private dhe do të zhvillojë turizmin."- tha Peleshi.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 30/01/2021 16:59

    Lajm shume i bukur,per rrugen e re ne Arrez,nje fshat malor ne rreze te malit te Gramozit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb