Për Kryeministrin Edi Rama Shqipëria duhet të shikojë në 3-4 vitet e ardhshme për tregje për tregtimin e mishit, dhe për këtë nuk është e detyruar të presë BE-në domosdoshmërisht, sepse ka tregje të tjera. Mundësitë sipas tij janë tregje të mëdha që nga Turqia në Lindjen e Mesme. Këtë deklaratë Rama e bëri gjatë bashkëbisedimi me qytetarë të Korçës. Rama foli edhe për vaksinimin, teksa  tha se të hënën nis furnimi me vaksinën nga Pfizer.

Në bisedën që zgjati 2 orë e 30 minuta Kryeministri ceku të gjitha çështjet, duke filluar nga rindërtimi e deri te investimet strategjike në Korccë.

I pyetur nga një mësuese nëse duhej të binte tërmeti që të ndërtoheshin shkolla të tilla, Rama iu përgjigj kësaj pyetje mes të tjerash  duke thënë se shkollat që po rindërtohen janë me standarde europiane. Këtu shtoi se numri i shkollave të ndërtuara të reja në këto 7 vjet është më i madh se të gjitha shkollat e ndërtuara apo të rikonstruktuara më parë.

"Rindërtimi është me standarde si të BE. Edhe në BE këto shkolla që janë rindërtuar do të hynin në mesin e më të mirave. Ne patëm një sukses befasues në konferencën e donatorëve por ajo që ishte më e rëndësishmja dhe këtë shumëkush nuk e sheh dhe nuk e di është me atë mbështetje finaciare ne garantuam mundësinë që ne të jemi krejtësisht të lirë që të mund të shpenzojmë. I gjithë problemi do të ishte në rast se ne s'do ti kishim mundësitë të shpenzojmë", tha ai.

Në bashkëbisedimin me qytetarë të Korçës, Rama premtoi se shumë shpejt do të bëhet realitet resorti i parë i skive me kapacitete të mëdha akomoduese.

Kryeministrin e shoqëronin në këtë bashkëbisedim, drejtuesi politik i PS-së në Qarkun Korccë Niko Peleshi dhe kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:50
LSI: Rama bën propagandë nga Korça  se realiteti është ndryshe

Edhe LSI është fokusuar ditën e sotme në qytetin e Korçës ashtu si kryeministri Edi Rama gjatë takimit me banorët. Drejtuesi politik i LSI për qarkun  Korçës, Endrit Braimllari është takuar me disa banorë që i kanë shprehur atij shqetësimet  e tyre. Braimllari tha se realiteti është ndryshe në Korçë nga propaganda e Kryeministrit dhe se qytetarët nuk marrin shërbime dhe përballen me arrogancën e institucioneve të Rilindjes. Sipas tij kjo politikë do të marr fund më 25 prill.

“Kryeministri vjen dhe mashtron qytetarët në Korçë, vjen dhe bën propagandë me projekte imagjinare. Ka tetë vite që mashtron. E quan arritje kryeministri që ka vënë një tank me oksigjen në Spitalin e Korçës, ndërkohë që Spitali i Korçës është në realitetin që thatë ju. Ndërkohë të rinjtë dhe të rejat po largohen  dhe po braktisin vendin. Pra, arsye pse ai vjen në Korçë ka të bëjë me propagandën dhe shoë-n. Realiteti në Korçë nuk është sikurse është gjendja në një apo dy bulevardet e Korçës ku drejtuesit e Rilindjes në këtë qytet, apo oligarkët që Edi Rama i mbështet kanë ndërtuar bizneset e tyre. Realiteti është ndryshe, siç jeni ju në varfëri ekstreme, që shteti nuk ju përgjigjet. Ndaj, ky është një mesazh i qartë që më 25 prill të japim goditjen e merituar që të marrë fund njëherë e përgjithmonë kjo politikë e papërgjegjshme, arrogante dhe mashtruese, e një njeriu i cili tallet me hallet e qytetarëve të Korçës. Populli duron por më 25 prill do ta godasë rëndë, sepse lotët e tua janë mesazh shumë i qartë për çdo qytetar që do të marrë pjesë masivisht për të goditur këtë fatkeqësi kombëtare”, tha Braillari

Ora 11:27
Premtimet e mëdha për Korçën, Rama: Së shpejti resorti i parë i skive

Në bashkëbisedimin me qytetarë të Korçës, Rama premtoi se shumë shpejt do të bëhet realitet resorti i parë i skive me kapacitete të mëdha akomoduese.
“Ndërhyrja për të krijuar resortin e parë të skive në zonën lart në Nikolicë është një ndërhyrje që do të sjellë shumë më tepër turistë. Unë kam parë një pistë skish modeste nga pikëpamja e aftësive akomoduese e përmbytur nga kërkesat këtu. Janë 100 mijë shqiptarë, imagjinoni po të hapësh rrjetet sociale do shohësh gjëra që ta bëjnë vendin të tepërt, çdo vit afro 100 mijë shqiptarë shkojnë në resorte skish", tha Kryeministri. 
 

Ora 11:14
Lufta kundër korrupsionit/ Rama: Vetëm përmes e-albania janë bërë mbi 2 mln shërbime, që janë raste me korrupsion zero

I pyetur për luftën kundër korrupsionit në bashkëbisedimin me qytetarë në Korçë, Rama tha se vetëm përmes sistemit të e-albania janë dhënë 2 milionë e disa qindramijëra shërbime që janë po kaq raste me korrupsion zero, bakshish zero, stres zero.

"Ka një shprehje: 'Kur është e djathta në pushtet njerëzit thonë që ka edhe më keq ndaj mos u qaj. Kur është e majta në pushtet njerëzit thonë ka edhe më mirë dhe mos u kënaq kurrë'. Unë dua të them se përmes sistemit të e-albania janë dhënë 2 milionë e disa qindramijëra shërbime. Pra janë po kaq raste me korrupsion zero, bakshish zero, stres zero. 7 vite më parë në kishim 3 shërbime online sot kemi 900. Të gjitha janë ose komplet funksionale ose në proces për tu bërë. Ky është revolucion dhe heqje qafe e numri marramendës marrëdhënies njerëzore që mund të prodhojnë korrupsion.  Por në raport me atë që ku unë dua të shkojmë jam më i pakënaquri nga të gjithë por kur kthej kokën si kemi qenë.... Mund të kishte që mund ta bënin me mirë se ne por të jeni të bindur se ata nuk janë këto në hapësirën tonë shqiptare", tha Rama.

Ora 10:46
Peleshi: Mandatin e ardhshëm fokusohemi të ekonomia në Korçë

Ministri i Mbrojtjes, i cili është edhe drejtues i PS-së në Qarkun Korçë, Niko Peleshi ka premtuar se mandatin e ardhshëm do të fokusohet puna për ekonominë në Korçë.  Ai tha se kjo zonë është bërë sot edhe një gjenerator optimizmi edhe për qytetet e tjera që e frekuentojnë Korçën.

“Sfidat gjithmonë janë më të mëdha se sa arritjet. Ne këtu në Korçë flasim me krenari dhe me lokalizëm por kjo është e shëndetshme. Është një rrugë që po e bëjmë së bashku edhe me qeverinë qendrore edhe me qytetarët, bashkinë padyshim. Është një rrugë që po të kthehemi disa vite pas shumë kush mendonte se nuk do të bëhej dot realitet. Ato ëndrra vizioni dëshira që ne ndanim me njëri-tjetrin këtu në Korçë dukej sikur nuk do të ndodhnin, por sot kemi arritur në një pikë që na frymëzon për të pretenduar edhe më shumë. Edhe në këtë 4 vjeçar që vjen ne do të fokusohemi të gjithë te ekonomia me mbështetjen e qeverisë qendrore padyshim do të jetë fokusi te linja dhe avancimi i projekteve në sektorë të rinj", tha Peleshi, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë, në prani edhe të kryeministrit Rama.

Ora 10:45
Rama ‘mesazh’ BE-së: Në 3-4 vitet e ardhshme mund të kemi dalje në tregjet me Turqinë dhe Lindjen e Mesme! S’kemi pse presim evropën

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në Korçë, kryeministri Edi Rama i ka përcjellë një “mesazh” të koduar BE. Në fjalën e tij, Rama teksa ka folur për tregtimin e mishit deklaroi se në 3-4 vitet e ardhshme është e mundur që ne të kemi dalje në treg, por ne nuk jemi të detyruar të presim tregun e BE domosdoshmërisht, sepse ka tregje të tjera.

Në 3-4 vitet e ardhshme është e mundur që ne të kemi dalje në treg, por ne nuk jemi të detyruar të presim tregun e BE domosdoshmërisht, sepse ka tregje të tjera. Këtu shtoi se mund të kemi  dalje në tregje të mëdha në Lindje, që nga Turqia në Lindjen e Mesme.

“Kemi humbur një gjeneratë, sepse nuk kemi bërë gjërat e duhur në vite. Shumë gjëra që i kemi bërë ne në këto 7 vite, duheshin bërë 17 vite më parë, dhe nuk do të ishim në këtë fazë, por nuk ka një rrugë për t’i rënë shkurt. Madje, rruga për t’i rënë shkurt është tentuar disa herë dhe ka dalë më gjatë. Është njësoj si skemat piramidale.

Ndaj na duhet një durim i madh për të kuptuar që proceset e shtetbërjes në të gjitha hallkat dhe ngritjes së zinxhirit të institucioneve, që të bëjnë punën e tyre, janë procese që kërkojnë kohën e tyre.

Në 3-4 vitet e ardhshme është e mundur që ne të kemi dalje në treg, por ne nuk jemi të detyruar të presim tregun e BE domosdoshmërisht, sepse ka tregje të tjera. Është e mundur që produktet tona të mishit të dalin në tregje të mëdha në Lindje, që nga Turqia në Lindjen e Mesme, e deri tutje. Kështu që, besoj se ka shumë hapësirë, që puna juaj në këtë sektor, të jetë një revolucion. Janë ndërtuar shembujt që tregojnë se nëse bën gjërat e duhura këtu bën sukses, si një aktor në një treg të madh. Nëse pret që shteti t’i bëjë të gjitha, nuk bën dot sukses, ka marrë fund”, u shpreh kryeministri.

Ora 10:35
Largimi i të rinjve, Rama ‘thumbon’ opozitën: Kjo është zgjedhje! Shqipëria nuk ka shkop magjik, mos dëgjoni përrallat elektorale

Në bashkëbisedimin me qytetarë nga Korça, kreu i qeverisë Edi Rama u ndal të komentojë edhe ikjen e të rinjve nga Shqipëria për të cilën tha se është një fenomen që ndodh edhe në vendet e BE, ndërsa shtoi se kjo është një zgjedhje.

Komentet e kundërshtarëve politikë të cilët kanë thënë se do ta zhidhin këtë fenomen, Rama i konsideroi si përralla elektorale, që mbarojnë sapo përfundojnë zgjedhjet.

“Nuk e kam një arsye për të thënë pse nuk duhet ti të largohesh në formën e një predikimi. Mendoj që është e rëndësishme që ta kuptojmë se nuk jemi në bunkerin e shokut Enver, nuk jemi në një fazë të parë apo të re të lëvizjes nga Shqipëria.

Shqiptarët kanë ikur gjithmonë në historinë e tyre, deri në kohën kur pastaj u ndërtua bunkeri dhe u mbyllën me zor brenda, ikin kanë ikur kthehen e do kthehen dhe trendët janë varur gjithmonë nga trendet historike.

A është vetëm Shqipëria? Jo, nëse kthejmë kokën pas e këtu nuk po flas për 7 vite, se do e bëja të vështirë mirëkuptimin në këtë bisedë. Nëse kthehemi 30 vite para, transformimi që i ka ndodhur Shqipërisë në sensin e mundësive për njerëzit është ndër më të mëdhatë që kanë ndodhur në kontinentin tonë. Por, ne sot jemi njëkohësisht në mes të një kontinenti ku është përqëndruar pasuria më e madhe e botës dhe kjo e bën kontrastin. E kuptoj një të ri nga Pusteci, apo Lekasi që thotë ‘dakord, i kuptoj të gjitha këto po unë jam 20 vjec sa do pres unë dhe kë do pres që të jetoj sic jetojnë bashkëmoshatarët e mi në Gjermani ‘ dhe i kuptoj shumë mirë dhe s kam përgjigje tjetër vec se për t’i thënë se kjo është ‘zgjedhje jote’. Dhe është ana komike e kësaj faze dramatike të vendit kur dëgjon disa, që s’po u përmend emrin që mos prishim atmosferën që thonë se do ta zgjidhin ata këtë punë.

Kjo është diçka që është me kohën që jetojmë, e kanë vuajtur e vuajnë sot edhe vende të BE, është një dhimbje e kësaj kohë. Është fjala për ta parë realitetin në sy dhe nëse duam që ata që janë sot më të vegjël të mos kenë pyetjen, sot të bëjmë gjrëat e duhura e të jemi të vetëdijshëm se nuk ka shkop magjik. Nuk mundet Shqipëria të ofrojë atë që ofron Gjermania. Ka limite. Ama duhet të bëjmë akoma më shumë, po cfarë, marrim Korcën. Kur ishim në opozitë, në qytetet tona nuk bëje dot një fotografi pa Rilindjen Urbane”, tha Rama.

Ora 10:04
'Në Shqipëri nuk ka oligarkë' Rama: Taksa e sheshtë e PD ndihmon të pasurit, vetëm në një 1 vit marrin 50 mln euro që sot i hapin përmes taksave

Në bashkëbisedimin që pati me qytetarë në Korçë, Kryeministri Rama ka folur edhe për ato që quhen 'oligarkë' në Shqipëri.

"Në Shqipëri nuk ka oligarkë. Askush nuk më detyron dot mua dhe qeverinë që të ndërmarrë hapa për të plotësuar kërkesat e tyre në dëm të interesit publik.

Hapësira e kompanive që kanë akses në punët publik është shumëfishuar. Që do të thotë se sot ka shumë më tepër aktorë të tretë se më parë", tha Kryeministri duke përmendur sukseset më të mëdha sipas tij nga PPP-të, si koncesioni për 'Check Up' apo edhe ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

Duke komentuar edhe programin ekonomik të PD, Rama foli edhe për premtimin e Bashës për taksë të sheshtë.

"Taksa e sheshtë dihet botërisht që është për të pasurit. Vetëm nga taksa e sheshtë oligarkëtr do të marrin në vit nga buxheti mbi 50 miln euro, të cilat sot i fusin në buxhet si taksë"

Ora 09:42
Rama tregon 3 skenarët e procesit të vaksinimit anti- COVID: Të hënën nis furnizimi nga Pfizer! Jemi jo larg finalizimit edhe me AstraZeneca

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se të hënë nis furzinimi me vaksina anti-COVID nga Pfizer. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë të Korcës Rama ka treguar dhe 3 skenarët e vaksinimit anti-COVID.

“Ju po e ndiqni çpo ndodh me vaksinën në europë mdhe vështirësitë që kanë vendet për ta përfituar. Për shkak  se Pfizer ka bërë një frenim të prodhimin me argumentin se i duhet pak kohë se i duhet të rrisë kapacitetet e prodhimit, sepse raporti i prodhimit me kërkesën është i zhdrejtë. Dhe është e kuptueshme se i gjithë planeti do vaksinë sot për sot.

Më vjen mirë që ia dolëm të dalim nga rrethimi. Së bashku me vendet e tjera të Ballkanit perëndimor që u lanë jashtë skemës së shpërndarjes së vaksinave nga BE dhe arritëm të kemi një kontratë të drejtpërdrejtë me Pfizer që të mbërrijmë përmes Covax. Thonë se do fillojmë në shkurt por sdihet se kur do ndodhë.

Më vjen mirë që ia dolëm të dalim nga rrethimi ku u gjendëm jo për fajin tonë, dhe arritëm të kemi kontratë me Pfizer për 500 mijë doza kjo e rinovueshme. Do të duhet të kishin ardhur 10 mijë doza në këtë fund janari, por Pfizer bëri postim dhe nuk i patëm në kohë vaksinat, por bëj mirë të them se kemi marrë konfirmim se do të fillojë furnizimi nga Pfizer ditën e hënë.

Shpresoj të mos marrim një njoftim tjetër por mesa duket është konfirmim. Do të fillojë me një sasi më të vogël se ajo e premtuara por do të rriten shpejtë. Jemi afër dozës së dytë për ata që e kanë marrë dhe besoj që padiskutim në momentin që fillon furnizimi  do të kemi mundësi që ta shtrijmë shpejt për ju, dhe mjekët e infermierët.

Por nuk është vetëm pfizer se kemi lënë vetëm në dorë të pfizer. Jemi jo larg finalizimit me AstraZeneca. Kemi filluar kontaketet paraprake për të zënë rradhën sepse këtu është një luftë e paimagjinueshme interesash e prapaskenash për të gjetur shtegun për të qenë më afër vaksinës.  Po përpiqemi të gjejmë shtegun për të qenë më afër vaksinës. Nga pikëpamja e kapaciteteve si doza sdo kemi mungesa. Plani i parë është ta kryejmë vaksinimin për 14 muaj.

MSH ka punuar me stafin inensivisht për të gjithë programin e trajnimit për procesin e vaksinimit. Skenari tjetër 18 muaj. tjetri 22 ose 24 muaj në mos gabohem”, tha Rama.

Ora 09:41
Rama: Rasti i sanitares te 'Shefqet Ndroqi' i neveritshëm! Edhe sikur të jenë 30 të tillë, s’e rrëzojnë punën e mjekëve në mbrojtje të jetës

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë të Korçës duke dhënë shembuj për shëndetësinë e ka quajtur rastin e  sanitares Tire Alldervishi e cila mori lekë të afërmive të një pacienteje me COVID duke u shtrirur si infermiere, si  të neveritshëm.

Mirëpo këtu shtoi se edhe sikur të ketë 30 raste të tilla smund ta rrëzojnë investimin e mjekëve dhe infermierëve në mbrojtje të jetës së njerëzve, sidomos në periudhë pandemie.

“Rasti i sanitares te Shefqet Ndroqi i neveritshëm. Mund të ketë dhe 30  raste por smund ta rrëzojnë investimin e mjekëve dhe infermierëve në mbrojtje të jetës së njerëzve posaçërisht në këtë periudhë të jashtëzakonshme në sistemin shëndetësor në të gjithë botën”, tha Rama.