SHKODER - Kthimi i emigrantëve në kulmin e sezonit turistik ka rënduar trafikun në rrugët e Shkodrës.
Vështirësitë më të shumta janë në aksin rrugor Velipojë-Harku i Bërdicës, në hyrje të qytetit pranë urës së Bunës dhe rrugët e brendshme.
Ora 10 e paradites dhe 18 e pasdites konsiderohen si piku i trafikut që edhe më problematik bëhet në ditët e fundjavës.
Udhëtimi drejt Velipojës përballet me një trafik tejet të rënduar gjate këtyre orareve ndërsa vargu i makinave arrin deri në 3 kilometra.
Ekspertët e policisë rrugore konstatojnë se numri i lartë i makinave, rrugët e ngushta dhe mungesa e akseve alternative krijojnë vështirësi në menaxhimin e trafikut.
Mos respektimi i sinjalistikës rrugore dhe kundravajtjet e shumta sjellin një tjetër rëndim të mëtejshëm të situatës.
/Shqiptarja.com