Shkëmbimi i eksperiencave në fushën e turizmit dhe rritja e bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta në këtë sektor. Kjo është kryefjala e një takimi që po zhvillohet në qytetin e Vlorës mes përfaqësuesve të biznesit italian dhe atyre të qytetit bregdetar.
Në këtë takim janë të pranishëm edhe drejtues të pushtetit vendor, ndërsa objekt i diskutimit janë hapësirat e reja për tërheqjen e investitorëve italianë në vendin tonë dhe kryesisht në bregdetin jonian.
Arben Breshani, President i Dhomës së Tregtisë në qytetin e Vlorës, ndërsa vlerësoi me nota pozitive arritjet e biznesit italian në fushën e turizmit, theksoi se qyteti i Vlorës ofron shumë mundësi për të kryer investimeve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com