Turizmi, bujqësia dhe teknologjia e lartë janë 3 fushat e përzgjedhura për bashkëpunim mes rajonit të Lezhës dhe shtetit të Izraelit. Kështu ka deklaruar ambasadori izraelit David Cohen gjatë vizitës së tij në qytetin e Lezhës.
Sipas tij tërheqja e turistëve izraelitë drejt Shqipërisë dhe kryesisht drejt Lezhës, mbështetja për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimin teknologjik të saj do të marrin vëmendjen kryesore të këtij bashkëpunimi.
Gjatë qëndrimit të tij në Lezhë ambasadori izraelit në vendin tonë David Cohen ka vizituar edhe disa fabrika dhe ferma bujqësore në këtë rajon.
/Shqiptarja.com