Turizmi dhe informaliteti, Ibrahimaj për Report Tv: Shkojmë për kontrolle vetëm në bizneset me probleme! Ky vit do të jetë më i mirë se 2019-a

Administrata tatimore në nisje të sezonit turistik, po kryen një fushatë sensibilizimi për ndërgjegjësimin e bizneseve që operojnë në këtë sektor në mënyrë që të deklarohen. Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj, thotë për Report Tv që këtë vit nuk kemi të bëjmë me një aksion informaliteti me gjoba por me thirrje ndërgjegjësuese. Ibrahimaj ka listuar disa nga problemet kryesore që janë konstatuar.

"Nuk është më një aksion informaliteti, një aksion në fushën e turizmit por një plan masash i mirëmenduar. Ne kemi evidentuar disa kritere risku që lidhen patjetër me deklarimin, rënien e qarkullimit nga kasat, deklarimin e punonjësve dhe pagave. Ne kemi identifikuar subjektet që mendojmë se kanë kryer shkelje, po kontaktohen. Gjatë muajit qershor do të jemi prezent në të gjithë vendin operatorët që punojnë në fushën e turizmit për përmbushjen tatimore. Do të këshillohen për standardet dhe do të presim që subjektet të reagojnë" tha Ibrahimaj.

Kontrollet po kryhen në gjithë vijën bregdetare, ndërsa aktualisht nuk janë vënë gjoba. Kjo masë ndëshkuese do të bëhet vetëm për rastet kur bizneset pas disa thirrjesh nuk reagojnë. Jugu i vendit mbetet më problematiku.

"Deri tani nuk kemi vendosur gjoba, kemi bërë vetëm fazën e sensibilizmit. Jugu është më problematik sesa qendra, veriu është më pak i lidhur me turizmin. Jugu është rajoni që ka më shumë probleme", tha Ibrahimaj.

Në bazë të analizave të riskut dhe të pritshmërive për të ardhurat, Ibrahimaj thotë se në sektorin e turizmit xhiroja do jetë 9% më e lartë se në 2019.

"Ne mendojmë se në nivele qarkullimi ky do të jetë një vit në nivelin e vitit 2019. Subjektet e turizmit kanë një qarkullim 9% më të lartë të krahasuar me vitin 2019.  Kontrollet në të gjitha rastet do të jetë i argumentuar, do të bëhet vetëm në subjektet që nuk kanë reflektuar", u shpreh ajo.

Jo vetëm baret dhe restorantet por në fokus të kontrolleve do të jenë edhe pronarët e apartamenteve.

"Apartamentet me qira janë shumë pak të deklaruara. Kjo krijon një konkurrencë të zhdrejtë për hotelet. Bizneset e rregullta të bashkohen me ne në këtë nismë dhe shpresoj që bashkërisht ta ulim informalitetin në këtë sektor", tha ndër të tjera Ibrahimaj.

 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend