Dy prioritete që ka sot ministria e Ekonomisë për fushën e turizmit janë: Plotësimi i akteve nënligjore për ligjin e turizmit dhe plani i zhvillimit të turizmit .
Kështu u shpreh sot kreu i kësaj ministrie, Milva Ekonomi, gjatë takimit sotëm me krerë dhe përfaqësues të bashkive bregdetare për masat që duhet të merren për sezonin turistik.
Sipas Ekonomit, tani është momenti i një organizimi të detajuar në lidhje me planin e masave për sezonin turistik veror duke nisur së pari nga pastrimi i mbetjeve urbane, dezinfektimi i insekteve, garantimi i jetës së pushuesve, lufta ndaj informalitetit e deri tek marrja e masave serioze në lidhje me statistikat dhe materialet promovuese të turizmit.
Ajo tha se do të ngrihet një njësi në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, e cila do të qëndrojë në kontakt të vazhdueshëm me njësitë e qeverisjes vendore për të monitoruar dhe njëkohësisht mbështetur këto të fundit në lidhje me çdo problematikë që mund të ketë sezoni turistik.
Të pranishëm në këtë takim, ishin drejtues të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com