Turizmi hapësinor ‘trend’, Bill Gates: Kemi akoma shumë gjëra për të bërë në tokë

Turizmi hapësinor ‘trend’, Bill Gates: Kemi akoma shumë gjëra për të bërë në tokë

Bill Gates

“Kemi akoma shumë gjëra për të bërë në tokë”, kjo ishte përgjigja e miliarderit dhe filantropit, Bill Gatës kur u pyet lidhur me fluturimet dhe eksplorimin e hapësirës.

I ftuar në “The Late Late Show”, me tone humoristike James Corden e falënderoi si të vetmin miliarder që akoma nuk është përpjekur të ikë nga planeti tokë për një vizitë turistike në hapësirë. Kurioz për “trendin” e fundit, Cordon e pyeti Gates se përse janë “fiksuar” me turizmin hapësinor.

“Nuk e di. Unë jam bërë i fiksuar me gjerë të tilla si Malaria dhe HIV.”, tha Bill pas pyetjes së moderatorit.  

Më pas me një buzëqeshje themeluesi i Microsoftit shtoi “Hapësirë? E dini se ne kemi shumë akoma për të bërë këtu në tokë”.

Miliarderi amerikan Jeff Bezos, ka realizuar më 20 korrik një udhëtim turistik 11 minutash në hapësirë, me anijen raketë të ndërtuar nga kompania e tij, Blue Origin.

Blue Origin pritet të nisë shitjen e biletave shpejt pas fluturimit të Bezos, por kompania nuk e ka zbuluar ende koston e një udhëtimi.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic