Turizmi/ INSTAT: Në tre muaj 2
milionë të huaj hynë në Shqipëri

TIRANE- Nga korriku në shtator të këtij viti, në Shqipëri kanë hyrë 2.004.786 shtetas të huaj, me një rritje prej 12,7 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2014. Po gjatë kësaj periudhe, nga vendi kanë dalë 1.545.538 shtetas shqiptarë. Të dhënat vijnë përmes Buletinit Statistikor për Tremujorin III 2015 të publikuar dje nga INSTAT. “Hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri në tremujorin e tretë 2015 janë 2.004.786 shtetas, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2014 janë rritur 12,7 %, ndërkaq daljet e shtetasve shqiptarë janë 1.545.538, duke shënuar rritje prej 10,2 % për të njëjtën periudhë” thekson Buletini, ku trajtohen të dhëna mbi punësimin, demografinë, tregtinë e turizmin.
 
Turizmi
Numri i vizitorëve të huaj që kanë hyrë për pushime dhe vizita ditore në këtë tremujor rezulton 1.249.095 vizitorë, ndërsa në të njëjtin tremujor të një viti më parë ky numër ishte 1.042.844 vizitorë. Hyrjet e vizitorëve të huaj sipas mënyrës së udhëtimit në rrugë tokësore zënë peshën më të madhe me 86,6 %, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore dhe detare zënë respektivisht 7,5 dhe 5,9 %.
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve